Klithmëri-Natasha Limaj


Ore ik, se nuk të dua
Ore ik, se të urrej
Ore ik , se më ther syri
Ore ik , ik, ik ik, iiiik…
as grimcën s’dua të t’ndjej….
Unë e di që më urren
Unë e di që,nuk më do
Unë e di , të kam lodhur, vrarë, lënduar
e mashtruar,
vjedhur, shitur e grabitur
pooor edhe ti, mir’e kupton
Ajo “ gjëmë “ më tmerron
Ndaj përpiqem pak “ lezet “
T’ia spërkat “ ikjes “ së shkretë
Të duket se e kërkova
Dhe për ty me “ shpirt “ mendova
Mase mbahem mend , për mirë
dhe, pse e shoh të vështirë
Ajo klithmëri e hidhur
Brenda meje mbjell’ të dridhur!..
N . L . ( F )