Kushtim vëllait tim, Pëllumbit, larguar në atë botë një vit më parë …
Mesditë, ti u nise në amshim
si sot një mot më parë,
mërzi mbolli vdekja jote vëlla ,
dhimbshëm klithi, edhe një pulëbardhë…

Dhe more rrugën e lumit të Vlorës ,
hesht era , zhegu përvëlon.
U mesua qershori i qershive
nëna jonë ditëlindjen feston ….
Parandjenjë e hidhur , brengë
E shoh në këmbë, diçka paska shtruar !
një tavolinë të hijshme, siç dinte ajo
po i dridhen të shkretat duar…
-Të larguar fëmijët, buza më griu,
Mbase vijnë dhe rrall ‘ e për mall
Kujtimi pret pranverën të pyes:
-“Pse s’këndon bilbili vallë ? ” *
I heshtur kortezhi i gjatë ,
ca makina, xhirojnë rrotat në zall
Erdhën ! – tha i ngrysur babai
me mallin të shkruar mbi ballë ….
-S’të prisnim ,- dëgjoi një zë ,
ndonëse vdekja nuk ka radhë .
-Hajde ,hajde, hidh një pallto krahëve ,
-U lodhe, të keqen babai ?
- Erdha ,baba këtu m’u pre filli i jetës
në një moshë me t’ime Më ,
Tashti do shmallem me ju ,
Do prehem këtu, përgjithnjë …
Dhe dola nga mjegulla ëndrrës
Me dritë , rozmarina dhe varg,
Këto janë kumte për ju në at’ bot
Se nuk e di sa rruga ime zgjat …
……18 qershor 2026 Flora Gjondedaj Dervishi
Qofsh në dritë vëlla ! Paqja qoftë me ty !
Je në zemrat tona…
*Kënga e preferuar e Vëllait tonë , larguar nga jeta 14 vite më parë.