I miri njeri

Gur mbi gurë,
për pallatin tënd ndërtuar,
s’më bën
dhe vë dot!
Kockë,
për të tuat aksidentuar,
s’më merr dot!
Zë,
për të plotësuar korin “krrau-krrau”,
s’begenis e jap!
Fytyrë patkua,
për ty e kalin tënd,
s’kam!
JAM
ky njeri
që jam!
~
~
E drejta e autores e rezervuar!