Gashi Radisheva

Mallkimi më i fortë prej shkujsh ka ardhë.
Gjyshja shpesh e thoshte
kur i ngacmohej plaga ty lotue për vatrën
që ia dogji serbi e kurrë nuk e pa
se iku prej zjarrit me fëmijë në bark
e sëbashku me Shotën erdh në tokën nanë.
Këtu jetën e sosën.
“Toka e lëshoftë hasmin e u mbuloftë i gjallë”!
Ktë mallkim e dita vetëm për atë hasëm
për serbin çetnik që ma dogji vatrën,
por pashë e çfar nuk pashë në të dy sistemet
këtu ku kryet na ra!
Ky sistem i fundit më i zi nuk bëhet
ku dy degë të një trungu të kësajë politike
që vodhi e grabiti e u vetpasurue
me artin e mashtrimit që mbi tridhjet vite.
Ju që u bëtë hasëm e shkelët mbi kombin
po na e shuani vatrën e na e vorfnuet sofrën
tash po u vjen hakut ky mallkim i fortë.
“U mbulofshi të gjallë
shtatë pash thellë ndën tokë
e rrofshim sa tu shohim!