Kur prek detin- Gjeorgjina Kapaj

Kur prek detin

Kur prek detin,
e dua erën e detit, fladin, dallgët
që përplasen me valë.
Vjen çast i bukur i paparë,
shpirti i lodhur zbukurohet
dhe sikur kthehet rinia e parë.

Oh, më ikën nga kujtesa,
sikur nga lumturia u deha.

Kur hedh hapat në rërën e njomë,
i numëroj gjurmët e mia.
Dëgjoj zëra pulëbardhash
e trumcakë deti.

Atje më duket sikur më pret vetë mbreti,
dhe peshqit e vegjël nëpër këmbët më vallëzojnë,
më ngjajnë si bilbilat që në degë këndojnë.

Dhe bëhem si princeshë në udhëtim,
më duket sikur do takoj mikun tim.

Shkumëzohet deti, hidhet lart si maja e malit,
atje del fjala e bukur si zjarri.
Kërcej tango, këngë e serenata korçare,
dhe kthehem përsëri në bregdet.

Notoj në det me pulëbardha e zgalem deti,
atje ka anije të mëdha që si shenjë as tërmeti,
e direkë të lartë.

Ka anije peshkatarësh që nisen çdo natë,
me drita që xixëllijnë larg, larg.
Direku i lartë me flamurin e madh.

Dhe në fytyrë më vjen rrezja e diellit dritëartë,
deti sjell në shpirt qetësinë
dhe çdo gjë ia rrëfej me çiltërsi.

Kur prek detin,
më vjen parajsa,
rinohem si nuse me vello të bardhë.