Lefter Shomo

Era pareshtur sjell në qytet stuhi të kumët
Fytyrën verdhaluqe rëra e hedh mbi glob
Mbulesë qielli një çarçaf i vjedhur prej dunës
Mes Prillit,herët verdhëzën hedh mbi Akropol.
Juga verdhane endet në rrugë, në shtëpi e lagje,
Saharës i shkuli kodrat e një mali verdhuc
Athinën fshehu pluhuri ,gjithë sheshet e pragjet,
Ia skuqi ,dogji sytë posi spec djegës i kuq.
Turbull të shoh ,mes pluhurit pranë të vish po matesh,
Me shikon ndrojtur ,verdhacuke, si mes zilisë,
Nuk t’i shoh më as sytë e bukur si diamante
Sikur rrëgëtijnë
e lundrojnë në liqen të verdhësisë.
Dita e Prillit bridhte si gjethe vjeshtë në natyrë
Kudo endej sëmundja e ankthit plot zymti
Nga shpirti verdheza na ngjitej mbi fytyrë ,
Një stinë anemike mbrujtur me angështi.
Nga retë tart ra shiu,bien lotë të verdhë,
Mjediset e verdheme përmbytura në baltë,
Rëndohet fryma jonë nga një tis pluhuri i zbehtë
Fytyra e sëmurë , pacient i portokalltë.