Frika e intelektualëve dhe “memecëria” e tyre…Emi Krosi

Emi Krosi

Nëse unë i besoj postulatit : unë s’kam asgjë përveç shpirtit të lirë, kuptoj që liria është aseti më i çmuar që i mungon njerëzve. Liria fizike në fakt nuk mungon. Nuk është liri, të shkruash ç’të duash, apo sa të duash, por të bësh/të jesh/të mendosh i lirë. Nëse, i ke këto komponente nuk je i lirë. Si mund të jesh i lirë, kur mendja mendon ndryshe dhe gjymtyrët nuk të binden? Si mund të jesh i lirë, kur sado mundohesh të dalësh nga turma, por nuk del dot ose bëhesh “skllav” i saj, ose ke frikë të shprehësh atë që mendon. Frika e “vret” lirinë! Liria nuk është zgjedhje, zgjidhje. Liria nuk është vetëm mendim, por veprim.

Në realitetin politiko-shoqëror të Shqipërisë së zemërimit popullor, ( #revolucioniflamingo) rrëzoj çdo teori revolucionare në botë. Madje dhe Revolucionin francez, apo atë portokalli të Ukraninës, apo pranverën arabe dhe vetë ekzitencalizmin sartrian, do të rrëzohet mendimi sokratian: unë di një gjë, që nuk di asgjë! A di liria vetë, se çështë liria e një populli që nga gjeneza e tij, ka luftuar vetëm për lirinë e vet? JO! Por as Sartri nuk e gjeti, që nuk ishte thjesht një filozof i shekullit XX. Ai ishte zëri i një epoke të trazuar që kërkonte përgjigje për lirinë, absurditetin dhe përgjegjësinë njerëzore ekzistencialiste dhe post/globaliste.

Por, teksa shumë intelektualë, shkrimtarë, artistë nuk janë në protestë ose më troç “abuzojnë” me lirinë e fjalës “bojkotojnë” protestën si “rrumpallë”/”pa kokë”/ “pa drejtim”/ “turmë qorre” etj., etiketime të tjera, ku në fakt unë në mes tyre përveç entuziazmit dhe marshimit, nuk pashë të këputej një lule, apo vallë parullat kundër klasës politike “quhen ndotje” sipas “filozofit të gjithëditur” Baton Haxhiut? Fundja gazetarët si klika e tij, të shitur gjer në palcë me sojin dhe sorropin e tyre, nuk mund të jeni të lirë, sepse paguhen për censurë dhe mediat tona janë me të shtypura se ish- diktatura në Shqipëri. Dhe këta intektualë, që ankohen se “nuk kanë zë” /”nuk dëgjohen”/ “nuk vlerësohen” këto ditë janë fshehur. Memecërimi i tyre është kaq qesharak, saqë kanë frikë se mos u mbeten kockat, që u hedhin çdo ditë, pa lëpirë.

I kuptoj ca, që andej këtej kap ç’të kapësh, merr ç’të mundësh ( me botime numerike por faqe bosh), por për shkruesit e fjalës së lirë, që nuk qenkan të lirë? Përse?! Ku janë poetët/kritikët/akademikët/doktorantët/shkenctarët/gazetarët/filozofët/psikologët/inxhinierët/arkitektët/mësuesit/ doktorët/avokatët/influncierët/artistët/ policët/ushtarakët/naftëtarët/minatorët/punëtorët dhe profesionet e lira, ku janë? Kuptohet anësia dhe kahu i tyre. Turp! Turp! Nuk rrëzohet qeveria nga kafeneja, as duke sharë nga divani Kryeminstrin në TopChannel ( fundja gazetarët janë vetëm punëtorë të vijës editoriale të shefes), por atje në shesh, ku janë rinia studentore dhe mendjet e lira. Ja sheshi, ja mejdani!

Rroftë liria!

Rroftë demokracia!

Rroftë Shqipëria!

🙏

©Copyright EMI KROSI.

shënim: ( keqardhje për kepërdoruesit e qëllimshëm të amatorëve atdhetaristëve të shqipeve të Kosovës të termave si: sionistë/arabistë/turqistë/serbistë/ sllavistë/ muslimanistë/katolicistë/ budistë/ djathtistë/ majtistë/ ambjentalistë/ ballistë/ ateistë/malokistë/ labëristë dhe sa shumë -ista….-ista. Po vjell 👊👊👊👊