Ela Zdrava

Mashtruesit
Një marrëveshje firmosëm,
duke u pozicionuar të dy,
me rregullat që vendosëm,
me shkrim e me sy.
duke u pozicionuar të dy,
me rregullat që vendosëm,
me shkrim e me sy.
Unë iu vura punës,
duke kaluar limitet e lodhjes,
sfidova kohën pa kohë,
harrova veten në atë të çlodhjes.
Gjatë rrugës tek punoja,
në llumra shkelja, por s’u bëra pis.
lodhjen e haja me dhëmbë,
por shpirti nuk m’u gris.
Tek bija në gjumë e rraskapitur,
mendoja si projektin ta realizoja,
ndërsa ti bije si të ma hidhje,
duke përfituar, që të besoja.
Gjatë rrugës tek ecja
me aq shumë punë ngarkuar,
s’e mendoja se do ngecja,
nga çdo anë bllokuar.
Kur mashtrimin ta plasa ndër sy,
u mbrojte duke më sulmuar,
paniku të mbërtheu aq shumë ty,
ta rrëzoi maskën, dole zbuluar.
Hiletë e tua, që s’i kam parë,
ia kam lënë Zotit
t’i skanojë me radhë.
Hiletë e tua probleme më prurën,
ia kam lënë Zotit
të ta presë faturën.
ia kam lënë Zotit
të ta presë faturën.
19/06/2026
©Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 