Në u mbledhshin shqipet-Rubjana Nika

Në u mbledhshin shqipet

Çfarë ndodh vallë
në mblidhen shqipet?!
Shumë,sa shumë
nëpër botë shpërndarë.
Shumë,aq shumë sa kuq e zi,
ngjyhet tërë Europa mbarë.
Vallë çfarë ndodh,
po të mblidhen shqipet?!
Ushton vendi,buçet kënga,
“Xhamadani vija-vija”,
“Kuq e zi”,sa m’i do zemra.
Mos o Zot,
në u mbledhshin shqipet,
në atdheu i thërret,
gurë stralli marrin flakë,
në dikush në nder i prek.
Lum o Zot,
në u mbledhshin shqipet,
që nga jugu,në veri,
dasmë bëhet,ushtojnë tupanat,
vishet sheshi kuq e zi.
O sa mirë,
në u mbledhshin shqipet,
jemi shumë,shpërndarë kudo,
kur i thërret zëri atdheut,
shqipja nënë kur pranë i do.
Po sa mirë,
kur mblidhen shqipet,
anembanë botës mbarë,
do buçasë,ushtojë thirrja:
-O, sa mirë me kenë shqiptar!

Frymëzuar nga një video e N.Murrës