Shkurte Berisha

KARRIKJA
Karrikja,po të ishte aq e mirë sa thonë,
Do ta mbanim vendosur si kurorë në kokë.
E ruajnë me fanatizëm si t’ishte prone,
E lemë aty ku e ka vendin : të rrijë në tokë.
Do ta mbanim vendosur si kurorë në kokë.
E ruajnë me fanatizëm si t’ishte prone,
E lemë aty ku e ka vendin : të rrijë në tokë.
Shumë vrapojnë pas saj me krenari,
Sikur brenda saj të fshihet madhështi.
Por kur ikën pushteti e shuhet lavdia,
Mbetet vetëm karakteri dhe njerëzia.
Sot të ngre lart,nesër të lë në harresë,
Si gjethet që i mer era, e humbin çdo shpresë.
Prandaj mos u mat me fronin që ke zënë,
Por me të mirat që për njerëzit ke lënë.
Karrikja është dru,metal apo punim
Nuk të jep mençuri ,as nder e as ndriçim
Po të ishte e mirë,në kokë do ta mbanin përherë,
Por vlerën e njeriut nuk e zevendëson asnjeherë.
Nuk të jep mençuri ,as nder e as ndriçim
Po të ishte e mirë,në kokë do ta mbanin përherë,
Por vlerën e njeriut nuk e zevendëson asnjeherë.