Etnikumin tonë është vetëm një e vërtetë
Kush të coptoi,kush të tradhëtoi pse heshtin !?
Njëqind e katërmbëdhjetë vjet me plagë në trup
Shpresa e shqiptarëve u vra dhe mbeti e shkretë
Vatrat autoktone u kthyen në hi e tmerr pa fund
Një dorë e zezë, e padukshme, mbi fronet e larta rri
Monstra me dy fytyra kombin e hanë për së gjalli
Njëri thotë “jam i majtë”, tjetri “demokrat me liri
Gjithë këta gjakprishur vjedhin kombin me krenari
Por në të njëjtën kudhër rrahin prangat e këtij djalli
Hajni bërtet: “Kapeni hajdutin!” në çdo fushatë
Me programe prej letre dhe premtime plot helm
E populli i mjerë, me sy verbëruar në errësirë
Shkon e voton me gëzim,drejt varrit të vet pa kthim
Diktatorët si hije që thurnin skenarë e terror
Krijojnë rreziqe të akuzojnë se je tradhëtar
Të rrinë një ditë e më shumë në pushtetin e fëlliqur
Sot vëllezërit e një gjaku me kufinjë në çdo oborr
E rinia jone ikën, e vjetra mbetet e fikur
Kanë shitur e copëtuar trojet, kufijtë i bënë pazare
Mbollën gjakmarrje e përçarje mes nesh
Kushtetutat e tyre – Kushtetutë tradhtare
Që kombin e zhveshën e lanë pa shpresë
Por zgjohu, o popull, nga ky gjumë shekullor!
Leri pas përçarjet, mashtrimet që të grin
Për të pastruar trojet nga kjo dorë e mjerë
Që tradhtarët të bien, që shpresa të mbijetojë
Populli yne autokton, më në fund të jetojë..
