Kosova po bëhet shokdhomë për pleq!… Poezi shkruar nga Sami Arifi

  Shkruan: Sami ARIFI

T‘rinjtë ikën n‘perëndim,

pleqtë mbetën n‘mjerim…

Jetojnë veç n‘vetmi,

krijesat e tyre s‘i kanë n‘shtëpi…

Puna ngel shumë më keq,

kur njeri thotë mirëmbetësh…

Njeri n‘amshim tjetri n‘këtë botë,

mbetet n‘shokdhomë tërë ditën e kotë…

S‘gjenë kohë kush ta pajtoj,

n‘dhomë t‘vetmisë mjerimi shtojë…

Dhembja shpirtërore duke i’ju rritë,

natënë fare s‘ia bën kush ditë…

Zezohët edhe më,

i vetëmuar s’flet për asgjë…

Prindi t‘futet n‘rrugë t‘Zotit,

kurbeti sot është punë e kotit…

Dasht Zoti t‘jep ndriçim,

pindri i vetmuar t‘gjejë shpëtim…

T‘vazhdojë rrugën siç donë  ai vet,

se ndryshe  e keqja gjithmonë e pret…

T‘heqet nga dhoma vetmisë,

t‘vazhdoj rrugën e njerëzisë…

T’ bëj shteti shtëpi për t’moshuar,

pleqtë nga vetmia n’Kosovë për t’i shpëtuar!…