
KABA MYZEQARE
Xha Feto ua hoqi parmendën qeve,
në vend të saj shtroi një lesë,
e na ftoi ne fëmijve të ulemi mbi të
rreth tij,
E quante punë këtë festë,
për çudi.
PEISAZH
Zogjtë, shkundur ere,
Pemët, shkulur gjethesh,
Malet, zbardhur buzësh.
– DASHURIA – Ç’ËSHTË?
– Grumbull shkarpash
kthyer fole.