Kaba myzeqare-Teki   Çarçani

 KABA MYZEQARE

Xha Feto ua hoqi parmendën qeve,
në vend të saj shtroi një lesë,
 e na ftoi ne fëmijve të ulemi mbi të
rreth tij,

E quante punë këtë festë,
për çudi.

             PEISAZH

Zogjtë,  shkundur ere,
Pemët,  shkulur gjethesh,
Malet,  zbardhur buzësh.

– DASHURIA – Ç’ËSHTË?

– Grumbull shkarpash
  kthyer fole.