




1947-2026
Lindi në Lushnjë me 09/12/1947. Kryen studimet e mesme në Institutin “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan dhe në vitet 1961-1965, diplomohet dhe emërohet mësues në rrethin e Lushnjës. Në vitin 1972, vazhdon studimet pranë Institutit të Lartë të Arteve (dega dramatike), në Tiranë dhe diplomohet në vitin 1975 si aktor. Emërohet në Fier pranë teatrit “Bylis”, ku për 13 vjet, punon dhe bëhet pjesë e rëndësishme e me kualitet e trupës së teatrit. Gjatë së njëjtës periudhë, qysh në vitin 1976, zë fill rruga dhe karriera në filmin shqiptar. Teatri dhe filmi do të gërshetohen midis tyre në jetën e tij artistike duke na dhuruar kështu një galeri të tërë personazhesh me nivel të lartë artistik e profesional. Në festivalin e katërt të filmit shqiptar (1981), vlerësohet me medalje “Për interpretim të lartë artistik të figurës së Mihal Gramenos, në filmin “Liri a vdekje”. Në vitin 1988 transferohet në qytetin e tij të lindjes në Lushnjë dhe punon fillimisht si regjisor i Shtëpisë së Kulturës, ku në bashkëpunim me Seksionin e Kulturës te Rrethit, programohet në shkallë të gjerë puna me trupat artistike e teatrore të ndërmarrjeve të qytetit e të fshatrave. Ndërkohë përgatit dhe vë në skenë me trupën amatore të Shtëpisë së Kulturës, komedinë brilante “Merr atë që të do zemra’, të autorit Sherri Mita një shfaqje e cila mbahet mend për rekord duke dhënë 19 shfaqje radhazi me sallën e teatrit plot.
Menjëherë, pas një pune me pasion e profesionalitet, po me të njëjtën trupë, dramatizon dhe vë në skenë nga novela e Ismail Kadaresë “Krushqit janë të ngrire”, dramatizim me motive nga ngjarjet dramatike të Kosovës, ndjekur me mjaft interes nga publiku. Pas një viti do të kalojë në trupën e Teatrit të Estradës të qytetit si aktor e regjizor, duke kontribuar si protagonist i plotë në profesionin e tij. Ka interpretuar edhe në mjaft drama, komedi e montazhe poetike të tjera për spektatorët e qytetit e të fshatit (material më i plotë mund të gjëndet në arkivat e teatrit “BYLIS” të Fierit). Duhen theksuar edhe turnetë e shumta me çfaqje në tërë Shqipërinë. Në vitin 1991, emërohet drejtor i Teatrit të Estradës, por duke mos qenë dakord me qëndrimet burokratike dhe imponimet sureale (nga “lart”) për administrim më të drejtë të punës në këtë institucion, me kërkesën e tij, jep dorëheqjen dhe kthehet në pozicionin e tij të mëparshëm (aktor e regjizor). Publiku lushnjar do të vazhdojë akoma të duartrokasë e të pëlqejë premiera të tjera, të realizuara me një këndvështrim i ri në periudhën e vështirë të transformimeve sociale të kohës. Në vitin 2011, në festën e 40 vjetorit të themelimit të Teatrit Profesionist të Fierit, nderohet nga Presidenti i Republikës të Shqipërisë me medaljen e argjendtë “Naim Frashëri”, për interpretim me nivel të lartë artistik të figurave në teatër, televizion e kinema.
TEATËR: Ndërmjet interpretimeve të shumta (si protagonist) mund të përmendim : “Shpërthimi”-në rolin e Luanit, dramë nga Maku Pone, vënë në skenë nga regjisor Piro Tuna, “Natë e pagjumë”, në rolin e Stefan Trelit, dramë nga Maku Pone me regjisor Leka Bungo. “Pas heshtjes”, në rolin e Gjergjit, dramë nga Teodor Laço me regji të P…..Tuna, “Zgjimi”, në rolin e Bardhit, dramë nga Bashkim Kozeli, me regji të Andon Pogaçe, “Me fal baba”, në rolin e Aleksit, drame nga Altin Hila me regji të Fatos Selës, “Dy krisma në Paris”, në rolin e babait të heroit, dramë nga Pëllumb Kulla dhe Sherri Mita me regji të Pëllumb Kullës, “Cminimi i një bote”, në rolin e Adnanit, dramë nga MihalTukaj, regjia Fatos Sela, “Baladë për një grua”, në rolin e Llazarit, dramë nga Dritëro Agolli, regjia Pëllumb Kulla, “Gjëmimi i atij dimri”, në rolin e Hodos, dramë nga Teodor Laço.
KINEMATOGRAFI Ndër realizimet artistike me kryesore në film mund të përmendim: “Tokë e përgjakur”, në rolin e Xhemës me regji të Kristaq Mitro e Ibrahim Muçaj, “Nusja dhe shtetrrethimi”, në rolin e Gjergjit, regjia Kristaq Mitro e Ibrahim Muçaj, “Një emër në mes të njerëzve”, në rolin e Halim Xhelos, regjia Muharrem Fejzo, “Gjurmë në kaltërsi”, në rolin e Sekretarit të Partisë, regjia Saimir Kumbaro, “Shtëpia jonë e përbashkët”, në rolin e Xhoxhit, regjia Ibrahim Zhabjaku, “Dy krisma ne Paris”, në rolin e babai të heroit (version televiziv), regjia Pëllumb Kulla,“Koha nuk pret, në rolin e Sekretarit, regjia Ylli Pepo, “Liri a vdekje”, në rolin e Mihal Gramenos, regjia Kristaq Mitro e Ibrahim Muçaj, “Lumi që nuk shteron”, në rolin e kapos skuadrës partizane, regjia Fatmir Koçi, “Kush vdes në këmbë”, në rolin e ushtarit të panjohur, regjia Ylli Pepo.
(Nuk përmenden në këtë informacion shumë realizime të tjera)
Në Itali ka vazhduar aktivitetin duke realizuar figura artistike me vlerë ku nga këto mund të përmendim: KINEMATOGRAFI: “L’Orizzonte degli eventi”2005, regjia Daniele Vicari, “Gli equilibristi”2012, regjia Ivano De Matteo, “Il Papa buono”, regjia Ricky Tognazzi në rolin e ambasadorit sovjetik, “Gangs of New York” 2002, (figure speciale) regjia Martin Scorsese, “La Squadra 6”, serial televiziv RAI, regjisor Franceso Micciche, “L’uomo della carità”, regjia Alessandro Di Robilant, “Medicina generale 2”, regjia Luka Ribuoli. dhe Franceso Miccichè, “Angels in America”, (figure speciale) regjia Mike Nichols
“La nuova Squadra”, serial televiziv RAI, “Don Matteo 5” 2006 prodhim I Rai Fiction dhe Lux Vide, regjia Erancesco Marchetti, “La traiettoria degli aquiloni”-kortometrazh, regjia Duccio Forzano.
TEATËR “Sant’Ambrogio”, Dramatizimi i Gjergji Lalës, (fragmentin dramatik), regjisor dhe ka interpretuar në rolin kryesor
Themelon trupën e artit dramatik “DiluvTHEATRE”, vë në skenë “Me dyer të mbyllura”, dramë e Jan Paul Sartre.
Vë në skenë komeditë me një akt “Ariu” dhe “Propozimi për martesë”, nga Anton Pavlovich Çehov