Poezi-Florentina Skendaj 

Florentina Skendaj 

Rend fundor
Mes helmesh në shpirt dhe kujtesë,
po rend fundor dhjetori,
për mua!
Kujdesi i miqve të ndritur
më kthjellon,
përmend!

~

Pesha e helmit
Gjithë ç’mbrëmë shkrova,
sy,
s’u hedh dot sot.
Syve u dridhen ninëzat,
gojës
gjuha lot!

~

Nesër sill gaz
Mos eja sot, mikesha ime.
Ah, ashtu të thashë edhe dje?
Ç’t’i bësh!
Protestojnë dhëmbët nga shtrëngimi,
gjuha shket e nxjerr maraz.
Më mirë nesër?
Të lutem, nesër!
Zot!
Zhduki planprishësit,
fundërrinat rrethuar,
pastruar ajri!
Nesër sill gaz!

~

E drejta e autores e rezervuar