Pjesë bote plumbuar, fëmijë nën plumba dhe uri!
Kujtuar,
kur në vendin tim ra mjegullë dhe, për bukë,
zi…!

~
Lojë në fetë të bukës
Ndava fetën e bukës,
si tavëll dominoje,
djathin dhe ullirin,
si gurë të bardhë e të zinj.
Fëmijët rrotull filluan të luajnë
dhe harruan urinë
(kafshatash të kapërcyera…).
HARRUAN URINË?!
~
Bujari qiellore
Çisternat qiellore bujarisht u zbrazën,
për larjen gjithësisht të tokës
e të kokës!
E lau dhe lumenj shtoi;
të nesërmen dielli e praroi.
Po njeriu, nga njeriu,
ujë s’pati.
Nga shpirti ngjau tharja,
a nga takati?!
~
E drejta e autores e rezervuar.