Pritja e një nane
Pret…
E në pritje i shkoj jeta.
Skaj derës oborrit, ulur në qoshe, pret. Shamibardhë, me sy nga rruga.
Rrin në qetsi, me zemrën plot shpresë.
Së shpejti do të mbushet ajo shtëpi boshe.
Flet shpesh me vetën , herë, herë rrallë me ndonjë shoqe.
” Do vijnë”- thotë dhe pret .
Priti ajo kur ishte shtatzënë.
I priti kur këtheheshin nga shkolla.
I priti kur këtheheshin pas natës së kaluar në qytet.
I priti kur filluan jetën e tyre.
I pret kur të kthehen nga puna me
darkën e shijshme.
I pret me dashuri.
Herë- herë me frikë e drithërima në zëmer. Ndonjëherë edhe me zemërim që tretet e humbet me ti parë e më ti përqafuar. Hidhërimi sajë shpërndahet si retë e verës, kur i sheh të mbledhur pranë sajë.
Mos e le të shkreten të presë më!
Vizitoje, duaje dhe përqafoje atë që të deshti e të do si askush tjetër.
Shkurtoja pritjen e saj, vizitoe sa herë, e kur te jete e mundur edhe pamundur besa.
Trupi plaket, por zemra e nënës mbetet e njëjtë.
Duajeni nënën me tërë dashurinë që mundeni.
Mos harro, askush nuk di të të dojë si NËNA.
