Haiku verore -Emma Tsivra-Shqipëroi: Lefter Shomo

EMMA TSIVRA
HAIKU VERORE
Nëpër ullishte
Kori i gjinkallave
=Hymnizon korrjet.
 
Natë e heshtur
Ku këngët e bulkthave
=Qëndisin natën.

 

Yjesh qëndisur
Mesnatës i ke kopshtet
=O Gusht Perëndi.

 

Kapel ‘ e bardhë
Në stacionet e pritjes
=Shije dembeli.

 

Gjatë mbasdites
Pika trekëndëshe shiu
=Muaji Qershor.

 

Valixh’ e rëndë
Ëndrra të paveshura
=Moli I ngushtë.

 

Frymë djegëse
Si një jugë verore
=Etje për puthje.

 

Trupat si kallza
Që lëkunden në diell
= Dashni gjahtare.

 

Kripë e lagësht
Në rebeshet e verës
=Avull i kaltër.

 

Era e çmendur
Bojën e shkrimit e than
= Boshatis mendjen.

 

Pushim pasdites
Shumë ëndrra që flenë
=Zero në konter.
Qenie amfibe

Ti e shtrirë mes rërës

=Dritë frymëmerr.
Shqipëroi: Lefter ShomoK 612 e.c. α