Përse më do?Mimoza Lazaj

Përse më do?

Përse më do?
Përse më do?

Sepse ti më jep
qetësinë në zemrën time.
Më jep jetë.

Nuk ka lumturi më të madhe
se kur të shoh ty të lumtur,
për paqen që më jep çdo ditë.
Dhe ajo ka emrin tënd.

E shoh në sytë e tu;
herë qajnë e herë qeshin.
Futem brenda tyre,
të të gëzoj
dhe t’i fshij lotët në kohë.

Me ty ndihem i lirë,
në mes të të lirëve.

Ti je dashuria ime
dhe nuk ka të dytë.

Prandaj të dua…