“Zdromsi i mandateve”
Me “mandate” surrogate
Del një zdroms dhe bën diktate
Kemi neve shumë mandate
Sa një thes plot me patate!
Se ashtu i kemi ble
Me miell misri, niseshte
Sidomos në kombinat
Kemi shumë ploretariat!
Çfarë mandatesh ke mër plehrë?
U çu populli si rrallë herë
Mbushen rrugët e mbushen sheshe
Me flamuj e me qeleshe
Edhe kështu tha një plak n’Vlorë
Kur u bënë këta horrë
T’merren dhe me “diasporë”?!
Veç reklama, regjizurë
Tamam si në diktarurë.
Dalin dhe ca surrogatë
Shpërndajnë urdhëra “kalorsiakë”
E kanë çeren si shejton
Treçereku frankofonë.
Këta qafirë “karizmatikë”
Kan bërë “Lis Akademik”
Për me e përbuz shqiptarin
N’kryesi vejnë hileqarin
Faqeziun zyllymqarin
Edhe dalin po me qarin
Këta biçimsa tradhëtarë
Nuk e din çdo t’thotë shqiptar
Se dikush po u shit
S’bëhet më shqiptar or mik.
Pasi janë me breza t’shitur
Këta hajna të babëzitur
Ca të shit ca me qira
Parlamenti tallava
Me “mandate” surrogate
Del një zdroms dhe bën diktate
Kemi neve shumë mandate
Sa një thes plot me patate!.
Po tashmë është zgjuar mileti
Edhe lakuriq ka dalë “mreti”
Ky gjakprishur hileqar
Tradhëtar i kombit shqiptar
Ka një plak hajvan matuf
Në opozitë që bën si buf.
E tha populli i zgjutë
Rama n’burg Berisha n’burg
Boll ma hajna dhe kopukë.
Rama n’burg Berisha n’burg.
©Dritan Mardodaj
