Në të shtegëtuar të zogjve…Dori Camaj

Dori Camaj

Në të shtegëtuar të zogjve,
në të rënë të gjetheve,
në të gjarpëruar të rrëkeve
mbi xhama përvëluar gushti,
në të mbushur
e të zbrazur të Hënës
me veten e saj,
më duket vetëm një vetëtimë kohë…
Ndoshta për ty banoj në një tjetër epokë,
ndërsa në mua,
ti ike nesër…