Violeta Maliqi

Ne ballkon ku fryn fllad i mbrëmjes,
kafeja mban shijen e një vjeshte të gjatë.
Dy të dashuruar kalojnë shëtitores,
dhe sytë më ndezen si yje nëpër natë.
kafeja mban shijen e një vjeshte të gjatë.
Dy të dashuruar kalojnë shëtitores,
dhe sytë më ndezen si yje nëpër natë.
Por rruga ma merr për një çast hijen tënde,
si nje dege qe lëkundet lehte në erë.
Ah, sikur të ishim prapë në ato vende
ku zemrat na u dridhën kaq herë.
Asgjë mos thuaj, fjalët le të treten,
bota le të heshtë mbeshtjellë me qetësi.
Te rrinim bashkë pa ngutje për jetën,
këtu në ballkon, veç une edhe ti.
bota le të heshtë mbeshtjellë me qetësi.
Te rrinim bashkë pa ngutje për jetën,
këtu në ballkon, veç une edhe ti.