Jehonë Jehonë, ti pjellë e mendjes djallëzore e Herës-Rubjana Nika

Jehonë Jehonë, ti pjellë e mendjes djallëzore e Herës së zhgënjyer nga pabesia bashkëshortore. U shpike si mallkim për “dredhinë” e Ecos zëqiellor, shtyrë dëshirës së mirë për të ndihur Zeusin nga një keqkuptim i Herës zemërimhyjnor. Jehonë, ardhur ndër shekuj si kumbim, përplasur mureve të historisë, dënuar nga të paskrupujt, për të heshtur kushtrimet e njerëzisë. Jehonë, fshehur,ndrydhur, shpellash,skutash dritëerrësuar, përsërit vetveten, nga padrejtësia njerëzore dhunshëm dënuar. Jehonë, dritën e së vërtetës, shekujsh,kohërash kërkove, dole nga errësira, nga heshtja-zgjedhë , gjete veten,u çlirove. Jehonë, në një zë të vetëm shumë zëra bashkuar, anëembanë botës, anëembanë kombit heshtjen,errësirën ke sfiduar…