Lumo Kolleshi

IKJE E PLAGOSUR
Dhe macja (në vetmi të vetmen që kisha),
Sikur ta kish kuptuar me kohë ikjen time,
Arratinë mori në thanat lart mbi pisha;
Me dhimbje ia flaka në kosh ca ushqime.
Sikur ta kish kuptuar me kohë ikjen time,
Arratinë mori në thanat lart mbi pisha;
Me dhimbje ia flaka në kosh ca ushqime.
Pas maces,m’u bënë eter të paktët shokë,
(Më paskëshin dashur veç për interes),
Kujtimet e tyre s’i marr dot nëpër botë,
Në udhët e shtigjet do më ndiqte një ters.
Ndryshe më ndodh me ca kujtime nga macja,
Qysh kotele donte pjesen e vet në tastierë,
Kur ngjitej aq e beftë te akacja
Dhe zogjtë pastaj në qiell bëheshin erë.
Nga ballkoni i hoqa dhe vazot me lule,
Ia fala gjitonit që bënte pak rrëmujë,
Nuk doja gjynahet të shkonin më tutje,
Do thaheshin të gjorat për një pikëz ujë.
Dy pjergullave nuk di në u thashë:lamtumirë
Dhe vrugu mbi to ka bërë punën e vet.
Mbyllja e një porte qenka vërtet e vështirë,
Malli në ikje pas shpinës të vret.
Nga atdheu u dashka marrë pa tjetër diçka,
(Udha e gjatë ka nëvojë për mbarësi),
Po marr mirësinë që atdheu më dha,
Të kthem sërish në vatër me nder si njeri.
(Udha e gjatë ka nëvojë për mbarësi),
Po marr mirësinë që atdheu më dha,
Të kthem sërish në vatër me nder si njeri.
30.06.2023
PASQYRA
Pronë e palujtshme e grave.
Për ne,burrat,
Gjithmonë me triskë,
Sa për t’u dhënë flokëve një krëhër,
Sa për t’u kaluar faqeve një brisk.
30.06.2015
Me ciflat e mbetura në shpirt,
Fjalën e fundit po ta them troç fare:
Një xham i thyer s’kërkon më dritare.
30.06.2021
Nga cikli “Biri im,qe nuk linde“
TI KERKON T’I FALESH NJE ZOTI
Eh,biri im që nuk linde,
Që këmbët s’i zbathe mbi këtë botë të vjetër,
Përherë me mua zë grindesh,
Përherë fjala jote më nis në planet tjetër.
Që këmbët s’i zbathe mbi këtë botë të vjetër,
Përherë me mua zë grindesh,
Përherë fjala jote më nis në planet tjetër.
Ti kërkon t’i falesh një Zoti
Dhe unë të them :bëj ç’të thotë zemra,
Sytë e tu i shoh përherë në prishje moti,
Një dhimbje e vuajnë sytë përbrenda.
Ti kërkon të shkosh në kishë e xhami
Dhe prapë të them:zgjidh edhe shko,
Prej tyre më kthehesh krejt tjetër njeri,
Asnjë diell përbrenda nuk të ngroh.
Një ushtri të madhe me pyetje
Ke nisur të pushtojë mendjen time,
Unë shpesh rrëzohem për vdekje
Në humbëtirën e kësaj gremine.
Ja,ti më pyet pse s’ka një ikonë,
Për Zeusin e Hronosin në kisha pse s’ka,
Për diellin pagan që ngroh tokën tonë
E të tjera,të tjera që bëhen kala.
Veç kaq të them sot në do që të dish,
Pse fetarët të gjithë mbajnë mjekër,
Grigjën tonë e quajnë tufë bagëtish
E grigjës shpesh i paraprijnë veç cjepër.
Pse fetarët të gjithë mbajnë mjekër,
Grigjën tonë e quajnë tufë bagëtish
E grigjës shpesh i paraprijnë veç cjepër.
30.06.2016