Tema: Askush nuk i shpëton fatit të tij, në romani e Ylljet Aliçka-jt-Nga Emi Krosi

Nga Emi Krosi

YLLJET ALIÇKAJ
 
 
Kur mora në dorë librin e Ylljet Aliçka-s, një shkrimtar që e njoh sepse e kam lexuar që herët, thjesht si një lexuese e thjeshtë (por jo të gjitha veprat), premtova se do ta lexoja me shënime. Teksa pinim një kafe mes miqsh, para Pallatit të Kongreseve në nëntorin e panairit të librit, u habita sesi Aliçka më njihte dhe kishte lexuar shkrimet e mia kritike. Tanimë, me romanin e tij në dorë “Gjëra që ngjasin“, botim i “Mediaprint” 2025, i shkruar thjesh dhe me një gjuhë të pasur letraro-stilistike, ishte një suprizë për mua. Pse ? Sepse fabula ishte aq e ngjashme me romanin tim (sprovë në prozë) “Baraka e kampit“, si një azilkërkuese në Gjermani, si të dëbuar nga sistemi, pothuasje kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë ishin sa të ngjashëm aq dhe të çuditshëm dhe përballë këtij paralelizmi, fabula e Aliçka-s jo vetëm përngjasmon por për rreth 23 faqe trajton temën e azilkërkuesve në Francë ( një rrëfim sa real dhe plot humor dhe ironi) ndaj dhe dy personazhet kryesorë, Rene regjizor i TV të njohur europine N, sëbashku me kameramanit Didie, udhëtojnë në Shqipëri për një reportazh rreth gjakmarrjes, pasi bashkëshortja e drejtorit të tv-së, është një intervistuese e azilkërkuesve shqiptarë në Francë, që pretendojnë të përfitojnë azilin se janë në hasmëri për shkak të gjakmarrjes.
 
Ne nota humori përmes një ironie fine plot sarkazmë, gazetarët udhëtojnë në veri të Shqipërisë në kërkim të kullave të ngjujimit dhe historive të “sajuara” të azilantëve për/mbi gjakmarrjen, derisa takojnë Markun, një i arratisur ordiner nga burgjet e Europës, si trafikant femrash, si një bujtinar vendas, diku mes malesh. Ai si mjeshtër “ i mashtrimit”, përgjunjet si atdhetar dhe “gënjen” për biografinë e tij. Kështuqë, dy miqtë francezë e bëjnë “personazh” të reportazhit, ku Marku u merr paratë si pjesë e rolit të ngujuesit në një kullë të braktisur, ku falë vetëdënimit dhe dëshirës për dukje (zbuloj vetëveten) dhe vetëmburrej pafund si atdhetar, ku duhet të ishte: i burgosur përjetë!
Një rrëfim sa real/surreal por dhe tragjik, përmes këtyre elementeve:
elemetet e gjakmarrjes dhe Kanuni,
karakteri ekzistencial i njeriut në çdo rrethanë,
ndryshim dhe përshtatja sipas Kanunit,
ligjërimi i Kanunit si ligj besueshmërie i pashkruar por i jetuar,
 ironia dhe sarkaistika e ligjeve vs Kanunit dhe anasjelltas,
 besimi i njeriut shqiptar për/mbi kodet dhe ligjet europiane,
 sendërtimi i ironisë dhe sarkazmës me humorin e mbijetesës, duke iu përshtatur
rrethanave/kohës/momentit.
 
Në pasazhin: miqtë e mi, e kam fjalën për Shqipërinë, vendin e vogël ballkanik, të cilit, pas gati gjysëm shekulli izolim, mbyllje në vetvete, duket se liria po i rri ngushtë. Një popull i fiksuar prej gjetjes të së drejtës, por njëkohësisht me një deficit akut orientimi, që vuan sindromën e klaustrofobisë nga demokracia (2025: 42), “sindroma e demo(n)kracisë” është vrasëse për shqiptarët dhe “tallëse”, sepse ata janë mësuar të mbijetojnë dhe në kushtet e të qenurit pa liri dhe në varfëri, por dhe në kushtet e një lloj lirie në malësi (liri në natyrë). Përsa i përket elementeve të satirës në paragrafin: – Nga kush do të mbroheshit?
– Po nga ju, qeshi Arbiani, -nga gjithë vendet kapitaliste…dhe revizioniste.
-Ah, po! Ne donim shumë t’ju pushtonim, seçse e kishim të vështirë t’ju gjenim në hartë, – bëri ironi Rene dhe qeshi me të madhe ( 2025: 53), elemente që ndërthuren:
përmes ironisë,
përmes satirës,
përmes paradoksit; si elemente dhe të menduarit, në raportet e romanit me realitetin,
sidomos në ndërtimin e personazheve dhe marrëdhënie e tyre me shoqërinë që i referohet, ku dhe perceptimi hapsinor dhe kohor në romanin post/modern, ndryshojnë konceptin e kohës dhe hapësirës, duke e shkatërruar këtë dallim të dimensioneve kohore dhe hapsinore të çuditshme, përmes trasformimeve artistike, që të krijojnë ndjesinë e konceptit tjetër hapsinor;
përmes dimesionit të lirisë (ku liria u keqpërdor [si në rastin e Markut], liri për të
grabitur/ vjedhur / përdhunuar / trafikuar) etj. Bashkëjetesa autoriale me përvojën, vjen si reflektim që riprodhon (me fjalë) tërësinë e realitetit në dispozicion të fjalës. Kjo na bën të dyshojmë për dy gjëra: a) që standardi i vetë autorit është një  arsye,b) autori si një shqetësim psikologjiko-social/shoqëror c) afrimi i vërtetësisë (si memis), d) letërsia si argument, (jo)ikonike, sespse për faktorët social vs faktorët letrare si imazh i receptimit në bashkohësi, përfaqësuese, simbolike dhe (jo)simbolike. Romani mund të aspirojë për një këndvështrim shumë kritik ndaj realitetit politik të kohës, që lidh tre aspekte:
aspektin e faktorit social vs faktorit politik si imazh i receptimit në bashkohësi,
aspektin e perceptimit të identitetit autorial,
aspektin e lidhjes së brendshme rrëfimtare me funksionimin e jashtëm shoqëror.
 
Vepra është ndërtuar mbi tri shtylla;
1. shtylla e parë: ( tëhujëzimi dhe tjetërsimi i Kanunit) si diçka arkaike, e vjetëruar, e prapambetur dhe primitive për Europën, por e deformuar dhe zhbërë deri në themel për shqiptarët (që vranë/plaçkitën/dogjën/vodhën/trafikuan gra dhe vajza, duke “blafsemuar” në emër të Kanunit, si gjykatës i gjakmarrjeve të vjetra, duke varë madje dhe fëmijë/gra/të moshuar;
2. shtylla e dytë: ( mesazhi i receptuesit të huaj përmes humorit) si gjuha metaforike që modelon rrëfimin prozaik post/modern përballë lexuesit vendas dhe të huaj;
3. shtylla e tretë: ( tjetërsimi i shoqërisë shqiptare) përmes çoroditjes së një demokracie në tranzicion prej tre dekadash. Përmes një shkalafitjeje të tillë social- shoqërore/kulturore-politiko-ligjore, njeriu modern (jo vetëm shqiptar), pëson transformim/ metamorfozë, për t’i shpëtuar “përdhunimit” të vetes dhe vetëbesimit të rrejshëm si Marku, ku beson se e keqja dhe e mira jeton brenda njeriut si djalli dhe ëngjëlli, por Marku ka vendosur të “zgjojë djallin” dhe të provokojë ligjin dhe fatin.
 
Romani ka një fjalës të pasur fjalëformues si:  ngushtë /vetvete /klaustrofobisë /aeroport/ dhjetëvjeçar/kameramanin/gjakmarrjen/kokëlartë/reportazh/përpiqet/vetëdijshëm/sidoqoftë/vetëkuptohet/përmbajtur/ndërpritet/përpikëri/domethënë/bashkëudhëtarit/jashtëzakonisht/përfaqëson/mirëfilltë/udhërrëfyes/vetëkuptohet/ndërmerr/azilkërkuesve/sivëllezërit/pakuptueshëm/karakterizoheshin/shumëllojshmëri/besueshmëri/jokonform/pjemarrës/nëpunësen/kontribuesit/superspecialfaleminderit/manaferra/tërhequr/përnjëherësh/paskëtaj/përmjerrë/bashkëpatriotëve/kooperativa/ndërkohë/bashkëatdhetarëve/hijerëndë/mëdyshë/ pambrojturin /ndërpriste /nganjëherë /farefisi/
mendjemëdhenj/njëqind/kurrnji/sakaq/stërgjyshi/?mbasdite/mbasandej/shpërdorue/përkul/vetënaqur/mesoburrë/përcjellë/çmeritur/përvuajtur/nëpërkëmbur/paarasyeshme/gjashtëmbëdhjetë/ndërpret/njëqind/bukëshkalë/panjollë/vetmevedi/trashëgofshi/pjetposhtë/përpjetë/mirësjellje/përbetohej/drejtpërdrejtë/mbijetojë/bashkëshortja/pazakontë/sapoardhurve/përveçse/ndërkombëtate/udhërrëfyes/përkthyes/hiçmosgjë/përballja/përshtypjen/keqkuptimi/antivlerat/përkojnë/nënkuptimet/mëkëmbjen/vetëqëndresës/përmbajtura/bashkëjetonin/ndërmjetësimit/parandalimit/vetëgjyqësie/mirëseardhjen/gjithëfarë/kundërpërgjigjet/kuptimplotë/pavetëdijshëm/dashamirësi/shpërblim/përnatë/sapoardhurve/gjithëpërfshirës/mirëseardhjen/mespërmes/çakërqejf/paftuar/ndërhyjë/tjetërkun/bashkëfshatari/trupmadh/vetëkuptohet/mirësjellje/paqme/gjithçka/papritura/pastrehët/përdor/ pikëpamja/antropologjike/përgjakshme/përdallguar/vdekjeprurëse/bashkëpatriot/paprekshëm/përunjur/pafajshme/fatkeqësisht/kurrfarë/kuptimplotë/mirësjellje/vetëflijime/shpërfillje/mirënjohja/shtojzovalle/jashtëtokësore/pjesëmarrësit/mikpritja/ndërkohë/sidoqoftë/sapovrarë/pangjinjur/faqefisnia/fatkeqë/njëherazi/ashquajtura/kuptimplotë/prapambetja/bashkëkohor/plëngprishës/përfituar/rrallëherë/mbivlerësoj/nënvlerësoj/pambrojturit/bashkëfshatarët/tekefundit/kundëvënë/përmbylli/nënqeshje/kuptimplotë/përmend/përqafimit/vendlindjen/përlotej/atdhedashurie/parashikojë/sapointervistuari/bashkëbisedimin/ndërprenë/vetëndëshkues/sapopjekur/buzagaz/përkatës/këmbënguli/ndonjëherë/saporënë/drejtpeshimin/pasdite/rikujtoj/tundatjeta/sojnike/stërgjyshit/buzëmbrëmjes/përkëdhelur/shtatlartë/këmbëkryq/hatërmbetur/medemek/tradhmend/porsavramit/papërligjme/patreh/kahmot/fyryrëngrysur/gjakftohtësinë/shpaguhet/kuptimplotë/spërkat/zhdërvjellët/përsipër/pangujuara/përditë/jashtëzakonshmes/tejkaloj/parashikimet/pagabueshme/besimplotë/pagjumësi/përmbushëm/sadopak/vetëmashtrimit/vetësiguria/perceptim/paragjykimeve/paraprijë/vendndodhjes/përligjur/keqbërës/interpolit/ritrasmentimin/kapërdirë/njëfarë/përdorte/paradhome/vetëvrarë/përparmë/spërkati/prehistorik/qëmenatë/përvuajtur/përjashtonin/paaftë/kushdo/keqkuptim/shumëvuajtura/vetëgënjimi/papriturës/pashmangshëm/rishpirtëzoni/përdëllimtare/shpërngulje/fatlume/ndërgjegjja.
Enumeracione: besa, nderi, buka, miku, gjaku, gjakmarrja …
 
Sëfundmi: kjo sagë e veçantë romanore ku njeriu për mbijetesë në rrathana të caktuara, ndryshon jo vetëm identitetin e tij, por “fallsifikon” dhe historinë. Por, askush nuk i shpëton fatit të tij, sado që të jetë i prirur për mashtrim. Në kauzën e madhe të ekzistencializmit të madh globalist për njeriun janë “gjëra që ngjasin”. Fati ynë, na ndëshkon ose na “shpëton”. Varet si është shkruar në urdhëresën e Shenjtë të Hyjnisë së Epërme.