Mos më quaj!Gjeorgjina Kapaj

Gjeorgjina Kapaj

 Mos më quaj!
 
Ah, të futesha brenda teje me dashuri
si një flutur e bukur që ulet mbi supe
E atje të ulem këmbëkryq që të rri
E të duket sikur jam në ëndërr, si lulëkuqe.

 

E botën ta kem si buqetë me aromë
Të futem mes damarëve ku pulson gjaku

 

të bëjmë qarkullimin e gjakut njësoj
S’dua të jem si zjarr i shuar te oxhaku.

 

Mos më quaj si lypsare dashurie
Apo të kujtoj pengje të mbetura në jetë

 

Dua të jem dritë e fortë që futet mes shtëpie
Apo një ditë me luledele në një festë.

 

Mos numëro rrugët me ferra ku shkela
As lesat e gjerdhet që u vunë në oborr

 

As lotët që kem hedhur në shkrepa
As dashurinë e lënë në heshtje përgjithmonë

 

Mos u bëj mik me heshtjen as me xhelozinë
As me fjalën e pathënë në sofër a në tavolinë
As me zemrën që mbeti pa dashurinë
Se ajo është bërë si kallkan si në Siberi.
 
Gjeorgjina Kapaj