Amerika – Eksperimenti i të përzënëve-Shefqet Meko

Shefqet Meko



Prozë mirënjohjeje në 250-vjetorin e SHBA-së
Unë, rastësisht dhe fatmirësisht, linda në Shqipëri. Vendi që e desha dhe që gjithë jetën u përpoqa ta kuptoja. Kush jam unë dhe ç’është Shqipëria? Kjo pyetje më ka shoqëruar gjithë jetën. Jo për ta vënë në dyshim Shqipërinë, por për të kuptuar “veten time”…
Po të kisha mbetur ende atje, do të vazhdoja të “ngjiresha” nëpër sheshe e protesta: për një jetë më të mirë, për shanse të barabarta, për “respekt ndaj meje”. Unë pata fatin të ikja. Për mua, viti 1999 mbetet një “ditëlindje e vërtetë”.
Ika nga Shqipëria. U përzura, sepse “nuk e pashë veten” askund. Të gjithë atje “merren me tjetrin”, duke harruar jetën e tyre.
Amerika më “hapi sytë”. Në këtë 250-vjetor të këtij kontinenti-eksperiment, unë shpreh mirënjohjen time.
Faleminderit, USA, që “hape krahët” për mua dhe familjen time!
Gati njëzet vjet më parë, kur u bëra qytetar amerikan, familja Meko bëri të vetmen festë publike me komunitetin, si mirënjohje që USA na bëri qytetarë të saj. Askush tjetër në Minnesota nuk festoi si unë. Të gjithë të tjerët, edhe disa prej atyre që kam sponsorizuar, morën nënshtetësinë amerikane dhe heshtën. Familja ime festoi publikisht!Faleminderit, USA! Ajo festë me shqiptarë e amerikanë më vjen në mendje sot, në këtë jubile të madh.
Amerika filloi si strehë e të përzënëve nga vendlindjet e tyre, dhe e tillë mbetet edhe sot, pavarësisht “urrejtjes administrative” ndaj emigrantëve. Pa ata ikanakë nga çdo vend i globit, që sollën me vete shpresën se “Amerika të jep shans”, nuk do të kishim kurrë këtë Zonjë 250-vjeçare.
Amerika, mbi të gjitha, është vepër e atyre që erdhën nga larg.E kam vizituar këtë vend dy herë para se të bëhesha “ikanak shqiptar”. Më 1995, falë shpirtit të madh të amerikanes Maura Schwartz, në atë kohë drejtoreshë e programit USAID-VOCA, u përfshiva në një delegacion.Vetëm unë e di si shpërthyen xhelozitë dhe egot shqiptare në Radio-Tirana. Gazetarë me emër, “dashnorë” të partisë në pushtet, ma bënë gjyqin. Por unë prapë ika në USA si gazetar, dhe asnjë “lehës” në Radio-Tirana nuk mundi t’i kafshonte planet e mia.E njëjta gjë, e po ajo “stuhi shqiptare”, ndodhi edhe më 1996, kur bëra rrugën e dytë. Qentë në Radio-Tirana lehën pa pushim, por nuk fituan. Disa, edhe sot, kanë mbetur duke lehur…
Kurrë nuk mendova se duhej të rrija në Amerikë gjatë atyre udhëtimeve. U ktheva për t’i shërbyer Atdheut me ato që mësova në dy udhëtime fantastike, kryq e tërthor Amerikës.
Faleminderit, USA!
Dy vjet më vonë ika falë “llotarisë së simeshoqe”. Ika sepse nuk mundesha më të përballoja luftën mes shqiptarëve. Ikjen e kam parë si shpëtimin tim.
Amerika është sfidë, jo sfilatë mode. Amerika është sa e mirë, aq edhe e pamëshirshme. Ajo nuk të përkëdhel, por të nxit. Nuk të bën reklamë, por të rrëfen rrugën e punës dhe të thotë: vendos ti!
Faleminderit, USA!
Miqtë e mi amerikanë janë, në fakt, Amerika e vërtetë. Ata të japin një dorë dhe ikin. Mos prit t’i shohësh përditë. Amerika është vrull në çdo aspekt.Kujtoj disa nga miqtë që më dolën në rrugë kur isha ende “krrut” në Amerikë: Maura Schwartz dhe Stan Nowakowski, Ken Root, Kathy dhe Kelly Beneen, Larry dhe Pam Furrer, Steve Dickenson, Catherine Guise, PhD, Chan Sieben, Claude Freeman III, e një listë pa fund.Ata ishin Amerika që shtrëngoi duart me mua.
Faleminderit!
Dyqind e pesëdhjetë vjet janë eksperimenti botëror më i çuditshëm. Këtu provojnë jetën ata që janë përzënë, lodhur apo zhgënjyer në vendin e tyre. Amerika nuk është ndërtuar për të mbrojtur privilegjet e pushtetarëve, por për të hapur një mundësi për njeriun që ka guxim të fillojë nga e para.
Ky vend do këllqe, jo fjalë.
I jam mirënjohës Amerikës, sepse kurrë nuk më pyeti: “Pse erdhe?” Thjesht hapi krahët. Dhe unë kurrë nuk shkela mbi bujarinë amerikane. Përkundrazi, e kujtoj, e çmoj dhe i thur këtë prozë mirënjohjeje.
Shqipëria ku linda mbetet gjithmonë një “ekuacion tjetër”. Pa pikëpyetjet shqiptare, pa referencat shqiptare, pa egon shqiptare e pa “intrigën arnautshe”, unë nuk do ta kisha kuptuar kurrë Amerikën.
Atdheu, pra, ka mbetur tek unë jo thjesht si slogan patriotik, por si një mishmash shqiptar që më ndihmon të shoh më qartë jetën time dhe misionin tim: jo thjesht si “patriot shqiptar”, por si qenie njerëzore që mbeta “i tepërt” në vendlindje.
Mua nuk më emocionojnë fort britmat patriotike. Ato më duken “shkollë e vjetër”: abuzive, emocionale dhe shpesh bosh. Mjafton fakti që shumë prej shqiptarëve që bërtasin për “atdheun bosh” e kanë braktisur fshatlindjen e tyre.Pse nuk kthehen aty ku u lindën? Pse bërtasin në Tiranë, duke e bërë flamurin shqiptar “gunë çobenësh”?
Njeriu lind dhe jeton për të qenë në lëvizje. Amerika e njeh këtë natyrë njerëzore; ndaj mbetet unike, e llojllojshme dhe në “revoltë të përhershme” me demokracinë e vet.
Amerika 250-vjeçare mbetet vigjilente për lirinë e saj. Ndaj është eksperimenti që na lë pa gjumë.
E dua Amerikën si shqiptar që nuk mohon nga erdhi dhe që nuk ka ndërmend të kthehet si diasporist, por thjesht si ikanak që “viziton folenë”…
4 Korrik 2026 – Amerika, Zonjë 250-vjeçare!
Kjo festë e vendit ku jetoj paraprihet për mua nga 3 Korriku 1990, dita kur në Shqipëri u bëra për herë të parë baba. Ndaj Atdheu mbetet e jeton me mua. Aty jetova rininë, u bëra baba.Baba dhe Baballarët e Amerikës! A thua se ata vizionarë të mëdhenj hodhën edhe “fallin e jetës sime”?
Faleminderit, Amerikë!
Gëzuar Ditëlindjen e Madhe!
Me fat që jam shqiptaro-amerikan në Minnesota: autor, sipërmarrës dhe, mbi të gjitha, “ai që isha” -njeri nga Shqipëria.
Mirënjohje, Amerikë!
SHEFQET MEKO
Minneapolis,4 korrik 2026
America — An Experiment of the Displaced
An Essay of Gratitude on the 250th Anniversary of the United States
I was born in Albania—by chance, and fortunately so. It is the country I loved and spent my whole life trying to understand. Who am I, and what is Albania? That question has followed me all my life—not because I wished to question Albania itself, but because I wanted to understand “myself”…
Had I remained there, I would probably still be making myself hoarse in public squares and protests: demanding a better life, equal opportunities, and “respect for myself.” I was fortunate enough to leave. For me, 1999 remains a true “birthday.”
I left Albania. I was driven away because I could not “see myself” anywhere. Everyone there is busy with somebody else, forgetting their own lives.
America opened my eyes. On the 250th anniversary of this continent-experiment, I express my gratitude.
Thank you, USA, for opening your arms to me and my family!
Nearly twenty years ago, when I became an American citizen, the Meko family held a public celebration with our community as a gesture of gratitude that the United States had made us citizens. No one else in Minnesota celebrated as I did. Others—even some of those I had sponsored—became American citizens and remained silent. My family celebrated publicly!
Thank you, USA! That gathering of Albanians and Americans returns to my mind today, on this great anniversary.
America began as a refuge for those driven from their homelands, and it remains so today, despite the “administrative hostility” directed at immigrants. Without those wanderers from every corner of the globe, carrying the hope that “America gives you a chance,” we would never have had this 250-year-old Lady.
Above all, America is the work of those who came from afar.
I visited this country twice before becoming an “Albanian immigrant.” In 1995, thanks to the generous spirit of Maura Schwartz—then director of the USAID-VOCA program—I was included in a delegation.
Only I know how Albanian jealousy and ego erupted at Radio Tirana. Well-known journalists, “lovers” of the party in power, put me on trial. Yet I still came to the United States as a journalist, and no “barker” at Radio Tirana could bite into my plans.
The same thing—the same Albanian storm—happened again in 1996, when I made my second journey. The dogs at Radio Tirana barked without pause, but they did not win. Some, even today, are still barking…
I never thought I should remain in America during those visits. I returned home to serve my country with what I had learned during two extraordinary journeys across America, from one end to the other.
Thank you, USA!
Two years later, I left through my wife’s lottery visa. I left because I could no longer endure the war among Albanians. I have always seen that departure as my salvation.
America is a challenge, not a fashion show. It is as kind as it is unforgiving. It does not pamper you; it pushes you forward. It does not advertise you; it shows you the road of work and says: the choice is yours!
Thank you, USA!
My American friends are, in fact, the real America. They give you a hand and move on. Do not expect to see them every day. America is momentum in every aspect of life.
I remember some of the friends who came into my life when I was still new in America: Maura Schwartz and Stan Nowakowski, Ken Root, Kathy and Kelly Beneen, Larry and Pam Furrer, Steve Dickenson, Catherine Guise, PhD, Chan Sieben, Claude Freeman III—and an endless list of others.
They were the America that shook my hand.
Thank you!
Two hundred and fifty years make for the strangest experiment in the world. Here, those who have been expelled, exhausted, or disappointed by their own countries try life anew. America was not built to protect the privileges of those in power, but to open a possibility for the person who has the courage to begin again.
This country requires courage, not words.
I am grateful to America because it never asked me, “Why did you come?” It simply opened its arms. And I have never trampled on American generosity. On the contrary, I remember it, value it, and write this essay as an offering of gratitude.
The Albania where I was born remains forever another “equation.” Without Albanian question marks, Albanian references, Albanian ego, and Albanian intrigue, I would never have understood America.
My homeland, therefore, remains within me not merely as a patriotic slogan, but as an Albanian mixture that helps me see my life and my mission more clearly: not simply as an “Albanian patriot,” but as a human being who became surplus in his own birthplace.
Patriotic shouting does not move me very much. It seems to me like an old school—abusive, emotional, and often empty. It is enough to note that many Albanians who shout about the “empty homeland” have abandoned the villages where they were born.
Why do they not return to where they were born? Why do they shout in Tirana, turning the Albanian flag into a shepherd’s cloak?
Human beings are born and live to remain in motion. America understands this human nature; that is why it remains unique, diverse, and in a state of permanent “revolt” with its own democracy.
America at 250 remains vigilant in defense of its freedom. That is why it is the experiment that keeps us awake.
I love America as an Albanian who does not deny where he came from, and who has no intention of returning as a diasporan, but simply as an immigrant who “visits the nest”…
July 4, 2026 — America, a 250-year-old Lady!
For me, this celebration of the country where I live is preceded by July 3, 1990—the day I became a father for the first time in Albania. That is why the homeland remains alive within me.
A father—and the Founding Fathers of America! Could it be that those great visionaries also cast the “fortune of my life”?
Thank you, America!
Happy Great Birthday!
How fortunate I am to be an Albanian American in Minnesota: an author, an entrepreneur, and above all, “the one I was”—a man from Albania.
Gratitude, America!
SHEFQET MEKO
July 4, 2026