Grimca çasti- Kujtim N. Mullai

 GRIMCA ÇASTI    .
gjatë kafes sade
Me komente dashamirëse nga
Vargu Poetik (Natasha Limaj-Fejzaj)
Ido Malèsori Fantastik
Sokol Cenolli
Natasha Limaj-Fejzaj:
"Thukësia e mendimit dhe vargut tuaj,
bën që lexuesi të ngacmohet thellë dhe
t'i kthehet sërishmi leximit deri sa të arrijë
të shkoqis mirë mesazhin, Poet!..
Përgëzime për këto krijime kaq të thella
të cilat mbulohen nga një tis filozofik dhe
të bën të biesh në mendime!..
Stil unik që shpreh individualitet!..
Respekt dhe suksese!.."
______________________
Ido Malèsori Fantastik:
"Filozofi e thellë poetike nën thjerrzat
aktuale por dhe prapa dhe para kohe.
Vizion parabolik në diagonalet e jetës.
Poezi që josh lexuesin dhe ngacmon
horizontet e të menduarit.
Suksese Poet i Nderuar,
në fakt Poet Filozof Admirues!"
_____________________________
Sokol Cenolli:
"Vargje që rrjedhin si tingujt e ëmbël
në një melodi!
Efekt i kafes sade sigurisht...
Kot i ruhesh sheqerit!
Prapë vargjet njësoj të ëmbla
do i shkruash!
S'të le përvoja të gabosh!..."
_________________________
* * *
Më lehtë mund t'i ruhesh zjarrit,
Se sa zullumit të të marrit.
* * *
Do ta torturosh URTËSINË?...
Hipja budallain në shpinë.
* * *
E ç'faj ka budallai
Për ç'bën e ç'tha?...
ZOTI, aq mend i dha.
* * *
Me ca njerëz
Prishesh për një qime.
Pastaj kjo qime trashet,...
bëhet tra.
Qëndroi larg...
Po u përzjeve,
Prano, o mik, të quhesh...
budalla.
Kujtim N.MULLAI