Konstelacion ëndrrash-Valbona Kolaveri

KONSTELACION ËNDRRASH
 
Kaloi edhe një ditë,
Edhe një ditë po shkon,
Dhe asgjë në arkapiat brënda meje
Më nuk po ndryshon.
 
Kaloi edhe një vit,
Edhe një vit qysh nga ajo ditë,
Humbur ëndrrash shpirti po gulçon

 

Në shtresëzime të paçliruara nën lëkurë
Shpirti djeg vetveten pa mëshirë,
Në ura përtej kohëve që su lidhën,
Konstelacione simolikash të fshehura brënda nesh
Po luajnë githë dëshirë
Në çarje shpirti

Po përmbyten ndjenjat,
Në intensitete emocionesh nën gulçim,
Drejt paradoksesh ,në ndryshime të heshtura,
Udhëve të panjohura që nuk njohin kthim.