GRIMCA ÇASTI . gjatë kafes sade Me komente dashamirëse nga Vargu Poetik (Natasha Limaj-Fejzaj) Ido Malèsori Fantastik Sokol Cenolli Natasha Limaj-Fejzaj: "Thukësia e mendimit dhe vargut tuaj, bën që lexuesi të ngacmohet thellë dhe t'i kthehet sërishmi leximit deri sa të arrijë të shkoqis mirë mesazhin, Poet!.. Përgëzime për këto krijime kaq të thella të cilat mbulohen nga një tis filozofik dhe të bën të biesh në mendime!.. Stil unik që shpreh individualitet!.. Respekt dhe suksese!.." ______________________ Ido Malèsori Fantastik: "Filozofi e thellë poetike nën thjerrzat aktuale por dhe prapa dhe para kohe. Vizion parabolik në diagonalet e jetës. Poezi që josh lexuesin dhe ngacmon horizontet e të menduarit. Suksese Poet i Nderuar, në fakt Poet Filozof Admirues!" _____________________________ Sokol Cenolli: "Vargje që rrjedhin si tingujt e ëmbël në një melodi! Efekt i kafes sade sigurisht... Kot i ruhesh sheqerit! Prapë vargjet njësoj të ëmbla do i shkruash! S'të le përvoja të gabosh!..." _________________________ * * * Më lehtë mund t'i ruhesh zjarrit, Se sa zullumit të të marrit. * * * Do ta torturosh URTËSINË?... Hipja budallain në shpinë. * * * E ç'faj ka budallai Për ç'bën e ç'tha?... ZOTI, aq mend i dha. * * * Me ca njerëz Prishesh për një qime. Pastaj kjo qime trashet,... bëhet tra. Qëndroi larg... Po u përzjeve, Prano, o mik, të quhesh... budalla. Kujtim N.MULLAI