ËNDRRA JETIME
Si diej shndritët n’ ënderrim
Ëndrra ,sa shumë ju doja
Ju mbaja nën kujdesin tim
Për ty i kultivoja.
Ëndrra ,sa shumë ju doja
Ju mbaja nën kujdesin tim
Për ty i kultivoja.
Si yje ,zgjedhur imtësisht
Me dashuri llastuar
Të shpirtit drithma,dashuri
Për ty të destinuar.
I kisha mall e adhurim
Afsh ,dashuri e dhele ,
Me ndjenja ngjeshur, ngazëllim
Nisur karvan drejt teje.
Por ti s’i ledhatove kurrë
Mes tyre kurrë s’u gjende
I ruaja zemrës ,si pikturë
Për dritë në jetën tënde.
E akullt,pa asnjë respekt
Si pjesë e ftohtë hëne
Shmangeshe tinëz ,me lezet
Pas lije hijen tënde.
Mohove t’ artat ënderra
Rrugësh i le jetime
Derte i bëre,zhgjënderra
Makthe për jetën time.
Urojmë të kesh jetë të artë
E dimë s’urdhërohet zemra,
Veç dije,si një vend në hartë
Gëlon në shpirt e ënddra.
E dimë s’urdhërohet zemra,
Veç dije,si një vend në hartë
Gëlon në shpirt e ënddra.
Lefter ShomoK/50 p.i.α
