GJITHMONË NË ZOT VAZHDOJ TË BESOJ
Unë jetoj aty ku ka jetë,
Dhe aty ku s’ka , marr prapë frymë.
Në acar e vapë ,nuk trembem lehtë ,
Dhe aty ku erërat me tërbim fryjnë,
Dhe aty ku s’ka , marr prapë frymë.
Në acar e vapë ,nuk trembem lehtë ,
Dhe aty ku erërat me tërbim fryjnë,
I bëj ballë çdo stuhie të fortë,
Dhe kur më shpon me teh si thikë.
Me thonj mundohem të hap çdo portë,
Dhe kur të gjitha dritat m’i kanë fikë.
Dhe kur dallgët e detit më perplasin,
Mundohem të dal përsëri në breg.
Kur piratët anijen ma godasin,
Prapë mbijetoj e gjej një shteg.
Rrëzohem,zvarritem ,ngrihem përsëri,
Nga zero filloj,por vazhdoj të jetoj.
Do pyesni ju: “Ku e merr këtë fuqi?”
Gjithmonë në Zot vazhdoj të besoj.
Nga zero filloj,por vazhdoj të jetoj.
Do pyesni ju: “Ku e merr këtë fuqi?”
Gjithmonë në Zot vazhdoj të besoj.