Kujtimi !Gjeorgjina Kapaj

Kujtimi !
Më vijnë kujtime si copëza margaritari.
Ca kujtime të mbushura.
si me me flori e ar.
Më vijnë si erë e freskët nga malet e lartë me borën e ftohtë e të bardhë
E më qetëson në sy e ballë.
Apo si dallgët e deti që përplaset me valë
Herë të qeta e herë përplasen si të tërbuara në rërën e njomë
E Sytë më vajtën mbi një stol të vogël në ngjyrë gri
E mu duk nga larg
Si lëndinë me lule bore
ca zogj që cicëronin si një kor persian.
Një pulëbardhë lundron në detin e pa anë
Ca të varfër që lëmoshë kërkojnë e vijnë vërdallë.
Një çifte i dashuruar qeshnin e qanin të lumturuar
Sikur hapnin dyert e zemrës për njëri tjetrin
I shikoja nga larg më dukeshin si Romeo e Xhuljeta
Flisnin e duart
i shtërngonin pa e kuptuar e pa mëndje
Sytë ju lotonin si pikat e shiut në barin jeshil
Oh çfarë pashë
atë mëngjes.
E zemra mu bë si behar.
Atë ditë ishin bërë si fëmijët kur shiheshin për herë të parë
Ju dukej sikur fluturonin si shqiponjat në maja malesh te thikta
E me duart e nxehta shkrinin dëborën e bardhë
Nga nxehtësia e duarve të tyre zjarr
Gjeorgjina Kapaj
Athinë 5 /7/2026