Absurd-Alma Begaj

Alma Begaj

ABSURD

flamuri i shtetit është një pikë
që lëviz mbi kufij të gjakut
çdo herë që qeveria mbyll sytë
pika bëhet bombë
bomba bëhet fjalim
fjalimi bëhet bukë e mykur
unë ha fjalime
deri në mbytje
ti ha flamuj të gjakosur
populli ha pikën që na ha të gjithëve
dhe kryeministri qesh
me gojën plot pika
sepse pika është e lirë
dhe ai di t’i përdorë ngjyrat
çdo ngjyre i jep shijen që do vetë
pik-pik-pik
godet irisin tim
rritet numri miopik
në skelete të kuqe gjaku
por mbetem fillikat
me pikën e nisjes
atje te zanafilla e fillesës
pika
qendra e flamurit të shtetit
që nuk di a lëviz
nuk di a vërtetë e shoh
kur jam e verbër
hyri e doli një pikë
shpirt!
©️Alma Begaj
afër mesnatë 03-04.07.2026