Lumo Kolleshi

Elegji
Petrit Rukës
Shkuli plepat,s’ke ç’i mban!
Na iku njeriu i zemrës,
Që pat lindur në Turan.
Lindi veç për poezinë
Dhe u tret,u tret për të,
Metaforat s’di pse ngrinë,
Rimat labçe qajnë me zë.
Si na ike pa kuptuar,
O liriku ynë i rrallë?
Na le zemërpërvëluar,
Na le peng të fundit fjalë.
Pusho pak,ngjitu te yjet,
Vendin ta kanë bërë gati
Dhe Aliu me shkop do ngrihet,
Po flak vdekjen nga inati.
Ngjitu mik drejt lartësisë,
Ngjitu si usta i penës…
Ç’pret qielli i përjetësisë,
Fryn ballkoni i Tepelenës.
Ngjitu si usta i penës…
Ç’pret qielli i përjetësisë,
Fryn ballkoni i Tepelenës.