Agim Xheka

“Unë nuk e lë shterpë barkun e natës”,
Poet.. e shpalle misionin tënd.. Kjo nuk është një deklaratë për natën, por për vetë aktin e krijimit. “Shterpësia” jote nuk lidhet me biologjinë, por me mungesën e mendimit, të ëndrrës dhe të poezisë.Ju Agim Xheka nuk e lejoni natën të mbetet bosh; e mbillni me fjalë, me dashuri, me mite dhe me shpresë. Nata shndërrohet në mitrën e krijimit, ku çdo ide pret të marrë rrugë…
Poezia e juaj e kthen natën nga një kohë e territ në një hapësirë pjellorie shpirtërore. “Barku i natës” nuk është një metaforë e zakonshme; ai është mitra ku ngjizen ëndrrat, dashuritë, poezitë dhe vetë shpirti i njeriut…. Nata nuk është mohim i dritës, por kusht që drita të lindë.
Për mua, barku i natës është edhe barku i territ, edhe barku i parajsës, edhe barku i ferrit. Është pusi më i thellë i qenies, ku ngatërrohen litarët e kovave që zbresin për të shuar jo vetëm etjen e zorrëve, por edhe etjen e shpirtit. Në atë pus, askush nuk mbush ujë; ….

Yjet më duken si fara drite që bien një e nga një në atë bark kozmik, të tërhequr nga magnetizmi i dashurisë. Nuk bien të shuhen por për t’u ngjizur … Dashuria aty lidhet e zgjidhet si nyjet e zorrëve, se edhe jeta ushqehet nga ato lidhje të padukshme që mbajnë qenien gjallë.
Dy vargje mrekullia e poezisë…
“Çdo ditë flirtoj me ndonjë fabul…”
Fabula këtu nuk është thjesht një tregim…. është miti, simboli dhe e vërteta që nuk pranon të shfaqet drejtpërdrejt. Ju thoni..nuk “shkruaj”, por “flirtoj”. Kjo folje zbulon një marrëdhënie delikate me krijimin: Ju nuk e zotëroni misterin, por i afroheni me përulësi, duke e joshur dhe duke u joshur prej tij.
Poezia e mrekullueshme lindi nga ky dialog me të panjohurën.
“E ngjiz natën për përsosjen e botës…”
Ky është kulmi metafizik i poezisë. Ngjizja është akt krijimi. Nata bëhet mitra ku konceptohen idetë, dashuritë dhe poezitë. “Përsosja e botës” nuk është një botë pa të meta, por një botë që përmirësohet sa herë lind një mendim i ndritur, një ndjenjë e pastër apo një varg që zgjon ndërgjegjen.Krijimi si përgjegjësi morale… çdo poezi e vërtetë është një përpjekje për ta bërë botën pak më të mirë.
Edhe vargu “Barku i natës di mirë t’i ruajë sekretet” e thellon këtë simbolikë. Nata nuk gjykon, nuk përgojon, nuk nxjerr në dritë atë që ende nuk është pjekur. Ajo është si toka që mban farën derisa të vijë koha e mbirjes. Kështu edhe poezia ka nevojë për qetësi përpara se të bëhet varg….
Barku i natës nuk është vetëm nata.Është barku i vetë njeriut. Çdo krijim është një fëmijë, një poezi, një ëndërr një shpresë e cila kalon fillimisht nëpër errësirën pjellore të shpirtit. Vetëm ai që pranon të zbresë në këtë errësirë mund të rikthehet me një dritë që ia vlen të ndahet me të tjerët.
“Barku i natës” është një arketip i krijimit:” Pusi” ku fjala nuk lind nga rrëmuja , por nga qetësia e mendjes.. ku dashuria nuk është vetëm ndjenjë, por forcë krijuese…ku poeti nuk është thjesht shkrues vargjesh, por ai që nuk e lë kurrë shterpë natën.
Respekte Agim Xheka
Migel Flor
NE BARKUN E NATES…
Unë nuk e lë shterpë barkun e natës
Barku i natës nuk është barku i tokës
Çdo ditë flirtoj me ndonjë fabul
E ngjiz natën për përsosjen e botës…
Barku i natës është i urtë dhe i qetë
më pranon me ëndje kështu siç jam
Më lejon të ftoj në ëndrra kë të dua
paçka që shpesh gjumin ma bënë “harram”.
Barku i natës di mirë ti ruajë sekretet
Nuk merret kurr ditën me thashetheme
dhe unë e respektoj,nuk vë emra konkret
Kështu nga ngjizjet nuk hap probleme.
Në barkun e natës ngjizëm dashurinë tonë
dhe e ruajmë me fanatizëm në përjetsi
Në simbiozë me njëritjetrin deri vonë
I gëzohemi të bukurës,hyjnores dashuri…..