Rrënjët janë të thella,ato nuk vdesin,por nxjerrin gjithmonë filiza të reja

Nga Panajot Boli

Një veshtrim për vellimin me tregime ”Rrënjët ” të Hekuran Halilit-

Hekuran Halili si poet i spikatur në letërsinë shqitare dhe mjaft i talentuar i poezisë lirike, për dashurinë, për natyrën,i poezisë    meditative filozofike e patriotike me nuanca moderniste, paraqitet para lexuesit edhe si një prozator i shkelqyer,sidomos te vellimi me tregime ”RRËNJËT”. Stili i tij terheqes,i ndikuar nga ligjerimi popullor shoqeruar me fantazinë që kanë legjendat dhe baladat, një lloj ndikimi do të thoshja , edhe nga stili i Mitrush Kutelit,por edhe një forcë përshkrimi    konçiz si e    Migjenit,në tipizimin e përsonazheve, të bën për vete, të hysh në botën reale me bukurinë e natyrës , të krenarisë për historinë e traditat tona    të mrekullueshme dhe të shpirtave njerezore, të rrenqethin me emocionet e fuqishme të dhimbjes, të dashurisë, te drama e tragjedia e një komuniteti që quhet Çameri..Në prozën e Hekuranit ndihet ajo puhiza e ëmbël e shpirtit poetik të tij, një finesë e të shkruarit    plot elegancë.Sidomos te ‘Dosa dhe bimat e artë” ”Legjenda e Qafës së Likojanit” ”Legjenda e perroit të Piros” ”E vogla si ari’    ”Rrënjet” të cilat janë proza poetike plot magji. Aq me tepër mjeshtëria e penelit të tij    shkelqen te përshkrimi. Thashë me sipër se stili i tij është mjaft terheqës, se di të zgjedh fjalën e duhur, t’i jap emocion, ta lëmoj bukur, ta bëj si burim me ujë të freskët, gurgullues ,e të rrjedh ëmbël. E mbi të gjitha të futet thellë në çdo skutë të shpirtit të përsonazheve, të zbulojë edhe dridhjen me të lehtë, të ndriçojë edhe imtësinë me të vogël, si    dhënien e ”konfliktit” me dramacitet    drithërues, saqë ndodh që lexuesi të shkeputet nga realiteti dhe bëhet një deshnitar që provon ndjenja të fuqishme. Se Hekurani në këtë libër del si një njohës i thellë i historisë së komunitetit të tij, është admiruesi dhe nxënës i zellshëm i pasurisë folklorike , i traditave, i gojëdhënave, i frazeoligjisë dhe i i kulturës çame. Do të thoshja se tridhjetë tregime të përfshira në të , kanë nyje lidhëse, që i bashkon ajo që quhet dashuri, perulje para një komunitet martir,me një dhimbje që thermon edhe gurët, me një besim të palekundur e të pashkulur, si malet dhe kodrat e saj, me një trashegim kulturor , legjendash e foklor, që jo vetem nuk humbën, por shkelqejnë me fort se kurrë sot. Ato ngrihen mbi ato rrenoja dhimbjesh, mbi dashurinë e përjetshme për trojet e të parëve, me amanetin e pakallur për vendin    e tyre dhe lirinë. Ndaj kanë dalë kaq shumë artista, poetë, intelektualë virtuozë, shkencetarë e patrotë. Gjithmonë mbi këto dhimbje, mbi këto rrënoja, mbi pellgje gjaku për lirinë e për trojet e tyre , dalin këto filiza shumë më të forta, , të ushqyera nga drita e lirisë dhe e humanizmit,. Të gjitha tregimet të çojnë në të njejtën rrenjë    që quhet Çamëri. Ndaj e justifikon dhe    është mjaft simbolik titulli Rrënjët. Duke lexuar tregimet e autorit , i lidha me një fakt timin personal. Sipër shtëpisë sime në fshat, që kur kam lindur    kishim një ulli të madh që dhjetë burra nuk mund ta përqafonin dot brezin e tij..Sa shekuj kish, nuk e dija. Vitin e kaluar ra një zjarr i madh, U dogj fshati…edhe ulliri i madh imi..(Sa bukur i përshkruan Hekurani në disa tregime të tij, dobësia e çemërve për ullinjtë e detin) U merzita shumë. Zjarri si për inat, kish hyrë thellë në tokë që t’i digjtë edhe rrenjen e fundit…Zgavër e bëri. Por ç’ndodhi? Mes asaj zgavre kishin dalë disa filiza. Po rriteshin shpejt    dhe mendova, se çdo zjarr, çdo urrejtje nuk mund të zhduk rrenjet…historinë.    Keshtu e përfytyrova historinë e Çamerisë,përmes tregimeve aq të gjalla, drithëruese, dramatike,njëkohësisht tragjike, të shkrimtarit të mirënjohur Hekuran Halili.Mbi rrenojat e historisë të saj përzier me gjakun, dhimbjen, urrejtjen, dashurinë, sakrificat mbinjerezore,ngrihet shpresa , endrra e brezit të ri,ushqehet nga këto rrenjë.

Një temë mjaft interesante , që unë dua ta veçoj, mes asaj morie temash nga komunitet martir, është ajo e figurës së nënës, femrës çame. Stoike, përballë moralit patriarkal të kohës,e fortë, nikoqire,me dinjitet , që si thotë autori    se nuja duke gatuar brumin , gatuan shpirtin e burrave,gatuan shpirtin e botës,zë brumin e se ardhmes se shoqerisë. Në tregimet    ”Unaza” që është një nga me të realizuarat për figurën e femrës çame, me gjithë dhimbjen që ndjejmë, është drama dhe dinjiteti i femrës. Një tragjedi e dhimshme që të rrenqeth për fatin, dhe admirim për stoicizmin e një vajze.E tpizuar kaq fuqishëm është nuja, një figurë nene me tiparet e një gruaje burrneshë, fisnike, patriote, sado dhimbje t’i rendojnë, di t’i përballoj , stoike guximtare, frymëzuese.Është një realizim që i ngjan Nënë Pashakos, një personazh nene reale e pasqyruar në artet tona. Një nenë Pashako është edhe Nuja. Edhe te ”Mallkimi” një tregim po aq tragjik, përseri figura e gruas mistike, si një baladë, por një baladë e gjallë, e vertetë..Është merita e autorit që di të shkallëzojë hap pas hapi dramacitetitn, të na mbajë në ankth të vazhdueshëm dhe të na jap emocione kaq të fuqishme. Rrenqethese edhe te ”Kolona e grave” apo ”Kthimi” Ky është fuqia e artit,    e tregimit të Hekuranit që të mban të tensionuar dhe të shkeput ca kohë nga realiteti dhe behesh deshmitar i atyre ngjarjeve.

Përshkrimi, është një nga pikat me të forta të talentit të autorit,Ndofta fantazia dhe menyra si do të projektoj një vepër, (inxhinjer është në profesion Halili) e bën të skicoj    edhe imtësinë me të vogël. Ky përshkrim nuk vjen si tekë e autorit, por si mjet funksional për të dhenë dhe për të

zhbiruar më shumë brenda korridoreve të shpirtrave njerezore dhe të historisë. Nuk bën vetem skicimin si arkitekt por kthehet edhe në rolin e ustait,e skalit gurin  bukur e krijon mozaik magjik. Përshkrimi i tij është një prozë poetike terë shkelqim.

Veçoj    tre legjenda për të thenë se sa mjeshtërisht , se si fantastikja në to, janë mesazhe të forta për çdo lexues. Eshtë fjala ”Dosa dhe bimat e artë”, ”Legjenda e Liko Janit” Legjenda e perroit të Piros”, në të cilat autori duket sa e njeh mitologjinë,    dhe me ç’forcë artistike i përpunon dhe na i servir mrekullisht neve, në menyrë metaforike, duke gershetuar krenarinë për historinë tonë, njëkohësisht edhe dhimbjen, bukurinë e vendit tonë si dhe identitetin tonë.Fantastikja dhe realiteti janë afër.

Përmenda me sipër se autori    bën skicime të gjalla dhe tipizime figurash    që mbeten në kujtesë. ndaj me të shumta tregimet nuk kanë shumë përsonazhe. Janë me shumë tregime të ngjeshura, përveç ndonjë rasti. Dua të theksoj se disa tekste letrare si ”Djali me frongoshe”, ”Lisi dhe ferra”, ”Biseda të paharruara” ”Dashuritë e pabëra”, ”Xamarja”    ”Kulluret”, ”Gje e gallë të mban gjallë”, në miniaturë janë skica, por me një forcë të madhe ideore dhe mesazhesh që mbajnë brenda. Ato i ngjajnë skicave të Migjenit. ”Djali i frongosheve” i përafrohet skicave migjeniane me figurën e Lulit, apo të përsonazheve në skicat e Veriut.Këtu Hekurani dallohet    për një stil konçiz dhe me finesë ku artikulohet forca    e penës së tij.

Tematika në ktë vellim është e gjerë, , ku autorui diti të jap ato me tipike që i takon shoqerisë shqiptare dhe veçanërisht trojeve të tij    çame, të martirizuara me shumë se çdo komunitet tjetër.

Është një libër dinjitoz në fondin e letërsisë shqiptare, ku pena e Halilit diti ta shpalosë kaq thellë e më mjeshtëri të lartë artistike, vepër që lexohet me aq endje

Si përfundim, pa hyrë në analiza me imtësira, do të thoshim se autori e ve theksin    siç e ka te titulli, se rrenjet nuk shkulen kollaj nga historia,nuk mund të shkulen nga shpirtrat e njerezve që endërrojnë për paqe, liri, bashkejetesë, humanizëm. Mbi rrënojat e Baladës së vertetë dhe tragjedisë se dhimbsur të popullit çam, bulëzojnë endrrat dhe shpresat për një shoqeri me të mirë, për një botë botë me të bukur