“Të bashkuar dhe në rrjet”
Në fejsbuk doli hajnia
Promovim për te partia
Sapo hap një rrjet social
Dalin zdromsat e përdalë.
Kanë bërë fejsbukun o mik
Sikur sistem politik
Hedhin fonde edhe pare
Për mashtrime ashiqare.
Se me paret e miletit
Këta i bëjnë fresk mbretit
Ndaj milet sa herë të dalin
Merre e shaji, ata kanë fajin.
Rrënuan ekonominë
Në të gjithë Albaninë
Për t’i bërë qejfin mavrisë
Ja nxinë faqen Shqipërisë.
Këta hajna nuk janë rob
Por besëprerë edhe robotë
Pjellë e ndyrë patronazhi
Vegël qorre ingranazhi.
Se janë sdromsa të përdalë
Patronazhi digjital
Ndaj dëgjo mirë o milet
Të bashkuar dhe në rrjet.
Ndaj dëgjo mirë o milet
Të bashkuar n’internet
Çakordoni algoritmin
Edhe shporreni banditin.
©Dritan Mardodaj
