Rëndon…Shyqyri Fejzo

Rëndon…

Guri, druri, hekuri janë të rëndë.
Dhe balta, shpesh njerzit e thonë
Kështu e tjerr me ligje dhe një këngë
Me të lehta se ndarja përgjithmonë
 
Ende nuk e di si është e vërteta
Se, realisht emigrant po vuaj
Peshë te rëndë mbi shpinë më vuri jeta
Po s’paska më të rëndë se dheu i huaj
 
 
Shplarje e trurit nga opinionistë

Vetë jua sollëm kokën në „morsetë“
Na limoni trurin butë i jepni udhë
Po na e bëni ashtu si dini vetë
Të lëmuar mos ketë, asnjë rrudhë
Me ujë të ndotur trurin ta shplani
Marrë nga gjirizet mëngjes e darkë
“E shifni  çfarë arome të mirë mbani”
Na e shisni  dhe shkumbën për ajkë
Kurrë nuk ju del ç’kini parashikuar
Si zotrinj, na drejtoheni me gisht
Fjalën  “më fal” e kini harruar
Si ai që i vinte vezës një bisht
Të gjorët ju ndjekim në çdo mëriz
Jepini or jepini, të keqen e gojës
S’kini faj ju se  ylyfeja mirë lëviz
Njerzia, dele qorre pas këmborës.
 
 
Kur gabon i mençuri…!

Ja, ku na u shtua dhe një “ist”
Se cili është, mendjen shumë mos e vrisni
Nuk është ballist, instrumentist apo komunist[i]
Çdo ditë në ekran ju do e prisni

Nuk është i kohës ambjentalist
Si bie fjala S. G.
është i famshmi opinionist
Që ka kohë, ekranin zuri

Ju duket se shikojnë qimen në vezë
 Gënjejnë kaq bukur me taksat tona
Na e bëjnë të bardhën të zezë
Që nga mëngjesi në orët e vona
 
Financoheni nga taksat tona
Që dimrin të na e bëni behar
Gënjeni sa të mundni o lalagjona
Thoni:”nga e keqja nuk ka zarar”
 
Ekrani ynë u ndot
Me xhevairet që dërdëllisni
Ekranin nuk e shikojmë dot
Gënjeni, zihuni e pëllisni
 
Populli thotë me zgjuarsi
Jua përsërit açik xhaxhaj
Se kur gabon i mençuri
Çuditet  dhe budallai.
 


[i][i]