Në ndërlidhje mëndyshjesh të befta ,
Brënda meje, ndizet një dritë e kthjellët sysh,
Vështrimet i kam të largëta
Dhe aty ku malet më bëjnë pritë,
Sepse ngjitjet nuk i kam të shpejta ,
Ndalem udhës, heshtjesh të dëgjoj ç’mē thonë
Aty ku ulem këmbëkryq të pushoj,
Jap dhe pak shpirt nga vetja,
Dhe çel një portë përtej tij.
Valbona Kolaveri
