
Sikur, kur isha ende fëmijë.
Kujtoj përkëdheljet e nënës.
Më zhyste në një vaskë me ujë.
Kënaqësia më mbante, nuk doja të dilja kurrë.
Sot, më përkëdhelin valët e detit.
Me shkumën e bardhë mbuluar.
Puthemi, përqafohemi, në gushë e buzë.
Më bënë për vete, nuk largohem kurrë.
Aq shumë me valët e detit jam dashuruar.
Mezi pres stinën e nxehtë të verës.
Të marr rrugën e bregdetit, ngjyrë kaltëroshe.
Me kënaqësi, deti, krahëhapur do të më presë.
Për mua, është terapi e mendjes e trurit.
Aty gjen qetësinë, rehatinë e kënaqësinë.
Larg zhurmës, larg halleve e çdo vuajtjeje.
Aty jam perëndia, zoti, kënaqem sa dua.
I fola detit me butësi e ëmbëlsi.
Për zemrën e madhe e të hapur për të gjithë.
Një urim tha: dua t’ia jap njerëzimit.
Sa zemra ime, e pafshi për njëri-tjetrin të gjithë.
Largohem prej detit e gëzuar dhe e dëshpëruar.
Mezi pres momentin e kthimit përsëri.
Marr me vete përkëdheljet, moment i paharruar.
Do të doja stinët e vitit të fluturonin…
Së shpejti, me valët e detit të përqafohesha.
9.7.2026
Belgjikë – Shqipëri