1.
ERA E NGROHTË E DASHURISË
ERA E NGROHTË E DASHURISË
Erë e ngrohtë e dashurisë së pastër,zbrite pas një nate të gjatë e plot durim;
Erdhe ekzaktësisht kur toka kërkoi liri,
kur zemra e lodhur priste një bekim.
Erdhe si frymë e shenjtë në zemër të tokës,
zgjodhe me paqe folenë e shpirtit tim;
Perëndia e amshuar të bekoi me dritë,
u shndërrove në agim të artë në syrin tim.
Të besova pa kushte, o shpirt i dashur,si një fluks që hyn thellë në frymën time;
Erdhe plot ngrohtësi, erë e madhe me durim,
dhe e mbushe krejt heshtjen time me gëzim.
Ishe këngë e kulluar, ishe vetë ëmbëlsia,
ishe drita zanafillore që zgjonte shpresën;
Në tokën time të etur mbolle sërish jetë,
një lule borziloku të blertë mbi zemrën.
Zemra ime e vjetër ishte shkëmb i heshtur,
mbante plagë të rënda nën gurët e kohës;
Por ti erdhe si një shi i shenjtë e i bekuar,lave pluhurin, shkrije akullin e dhimbjes.
Në shpirtin tim të pastër mbolle emrin Besë,
prej asaj rrenje gjenetike lindi krejt dielli;
Me petale të ndritshme ylberi u veshe,
u bëre dritë ontologjike për shpirtin tim.
Kapërceve me guxim oqeane, dete e male,
solle ilaçin e madh e të vërtetë të dashurisë;
plagën time të lashtë me butësi e mjekove,
erë e ngrohtë qiellore, ti ishe shpëtimi!I
ILAÇI I LIRISËS
Era e lirë natyrore lind dashuria,
ajo rritet dhe zhvillohet vetëm në liri;
Ndaj mos më mbyll aty ku vdes krejt lulja,
Mos ma rëndo shpirtin me pranga xhelozie.
Jam si era e egër që bredh lirshëm mbi male,
prek çdo shpirt njeriu me të ngrohtësi;
Sjell dritë e paqe nëpër këtë botë të trazuar,
jam gjaku i mirësisë që lind përsëri.
Jam fryma e tokës që pa ndalur qarkullon,
që jep jetë biologjike,
Që nuk njeh perëndim;
jam dritare e hapur që hap vese e horizonte,
jam zëri i pastër i një shpirti në fluturim.
S’kam asnjë dry, s’kam as kyçe që më mbajnë,
kjo zemra ime asnjëherë kufi nuk njeh;
Më lër të lirë në hapësirën e pafundme,
të fluturoj me krahë mbi çdo anë e dhe.
Ilaçin e shenjtë të shpirtit unë ta solla
,thellë në zemrën tënde me besim e mbolla;
Plagën e vjetër me duart e mia e mjekova,
Dhe qenien tënde me dritë të pastër e shërova!
BESA E SHKËMBIT DHE ERA E NGROHTË
O erë e ngrohtë që zbret e pastër nga qielli,
ti nuk je thjesht një frymë që shkon e vjen;
Thellë në strukturën e shpirtit më linde diellin,
një dritë zanafillore që perëndim nuk gjen.
Zemra ime e thyer ishte shkëmb i ftohtë,
fshehte plagët e lashta nën një dhe;
Erdhe ti papritur si shi i shenjtë e i bekuar,
dhe mbolle matricën e jetës në këtë re.
Unë jam shkëmbi i fortë që mbron e ruan besën,
ti je era e ngrohtë dhe plot rrezatim;
Mbi stuhitë e egra të kohës qëndrova i patundur,
sepse e kuptova që dashuria është shpëtim.
Dashuria e vërtetë nuk mund të jetë prangë,
ajo mbetet një qiell i madh që hap krahë;
Udhëton lirshëm mbi male, mbi fusha të gjera,
dhe ruan të shenjtë besën në çdo hap e vrah!
ERA E NGROHTË – URTËSIA E KËSAJ TOKE
Erë e ngrohtë, urtësia e madhe e kësaj toke,
të ndjeva thellë në biologjinë e shpirtit tim;
Nuk erdhe vetëm si një frymë kalimtare që shkon,
erdhe si dritë metafizike që zgjon agimin.
Të mbolla thellë në kështjellën e zemrës sime,
si farë e bekuar në dheun e lashtë të jetës;
Mos u largo asnjëherë nga kjo tokë mëmë,
sepse shpirtit tim i duhesh si drita e vetë diellit.
Ti je urtësia e shenjtë që flet krejt pa zë,
je toka përmalluar që përqafon shiun e qiellit;
Je rrënja ime e patundur në këtë botë të egër,
dhe lulja e brishtë që çel brenda shpirtit.
Ti je ura e vetme mes tokës dhe qiellit,
era e ngrohtë ontologjike që lidh dy shpirtra;
Je dashuria e kulluar që nuk njeh asnjë fund,
dhe drita e amshuar që nuk njeh perëndim!
5. ERDHE SI DRITË, SI ERË, SI DIELL
Erdhe si dritë e pastër, si erë, si diell i artë,
Erdhe krejt papritur thellë në shpirtin tim;
Pa bërë zhurmë hodhe rrënjë të forta në zemër,
si agimi që zgjon plot shpresë një mëngjes të ri.
Ti ishe mali i lartë që nuk lëvizi asnjëherë,
shkëmb i fortë e krenar nën stuhi e nën shi;
Më ruajte me dinjitet përmes heshtjes së gurit,
më mbrojte përjetësisht me besë e dashuri.
Zemra ime e lodhur ishte tokë e mbytur në hije,
Por ti ishe fara zanafillore që zbriti prej qiellit;
Hodhe rrënjë gjenetike në dheun tim të lashtë,
dhe lulëzove madhështore si një pemë drite.
T’i lidhim fjalët tona të vyera e të shenjta bashkë,
si toka me shiun, si qielli i madh me erën;
t’i japim kësaj bote shpresë të madhe e liri,
që të rilindë përgjithmonë dielli pa perëndim!
FUND I CIKLIT
Në kopshtin e zemrës sime je mbjellë përgjithmonë,
thellë në shpirtin tim je bërë e vetmja dritë;
ti je era e ngrohtë e kësaj dashurie universale,
fryma e shenjtë e shpëtimit dhe kënga e shpirtit!
fryma e shenjtë e shpëtimit dhe kënga e shpirtit!
E drejta èshtè e Autorit .
