Vullnet Mato
DHUROJ FËMIJËT E MI…
Zoti më ka bërë me mitër pjellore,
duke më dhuruar talent artistik.
Mbarsem nga ngjarjet rrethanore
dhe lind gjatë orëve, natë e ditë…
duke më dhuruar talent artistik.
Mbarsem nga ngjarjet rrethanore
dhe lind gjatë orëve, natë e ditë…
Jam në hall, s’më lë të qetë pllenimi,
situatat më ndezin epshin e mitrës trunore.
Shoh se vendi shkretohet nga shpopullimi,
dhe tërbohem shpesh, nga dëshira pjellore.
Si një mashkull, që lind pareshtur fëmijë,
i mbarsur në plazmën e mitrës së trurit,
detyrohem dhuroj të gjithë fëmijët e mi,
se s’kam ku t’i mbaj krijesat e burrit.
Ka ardhur koha, kur pjellat nuk blihen,
jo vetëm nuk duhen, si krahë pune sot,
por as kur pjell shumë, s’kanë ku rriten,
se koha kërkon fëmijë interneti, robotë.
Ndaj pjellat, e mbarsura nga frymëzimi,
detyrohem t’i fal ku mundem, si donacion.
Ndonëse materniteti, ku lind nga mundimi,
më merr qindarkat e kursyera, në pension.
Para ca ditësh dhurova lindjet e mia në sasi,
një shkolle i fala njëqindepesëdhjetë binjakë.
Më lavdëruan si baba, që lind shumë fëmijë,
por si dhurues fëmijësh jetoj, thuajse, varfanjak…
një shkolle i fala njëqindepesëdhjetë binjakë.
Më lavdëruan si baba, që lind shumë fëmijë,
por si dhurues fëmijësh jetoj, thuajse, varfanjak…
