Ëndrra-dëshirat e huaja-Kasam Shaqirvela

Kasam Shaqirvela

ËNDRrA-DËShIRAT E HUAJA
 
Si mjegull e dendur vjeshte,
Lëshimi tatëpjtetë kodrinës
Nga maja e bjeshkës së lartë,
Në atë të Malit Plak, rrëzë heroinës
Artatit t’ia puthësh shkumë-bardhën
Në shuarje etjesh, dejhe e artë prore

Prej nektari mendimesh hyjnore.
Me majëmalin, si Plisi i Bardhë. lashtësi
Kjo Pena gjarpërushe…
zbret rëmbyeshëm në Penasti
Pret e përcjell pushtues hazardë,
Sinoresh të Atit, t’vjetër e t’ri’j
N’vaditje pellgjesh prej djersë-gjaku
Fusha e Pellagut dëshmitare
Rri mbushur qysh në lashtësi.

 

Atdhe, mes plagësh tua u rritëm
Dhimbja jote, tonën dyfishonte
Atje ku synuem, s’e di a mbërritëm
Për Liri shpresa dhe kaq do duronte.

 

Ty, shumë soje barbarësh,
Mulatësh, avarësh e trgtarësh
gjakun ta pine natën, të mbysin
a ditën me flutura kineze të flladisin.

 

Çizme mizorësh, tradhëtisht t’shkelën
Ecën përmbi ty si në tokat e veta
Pa ça kryet fare, pa i vra e vërteta
Dhe sado kohë të gjata të paten, sunduan
Por gjurmë nga këmbëthatët nuk ngelën
Ata veçse keqas të mjelën… e shkatruan.
Një ndarje gjiri, në vend qumështit dha gjak

Deri në atë theqafje të purpurt kur u dëbuan
Duke na mbetur borxhli deri në fyt, në tonin hak
Kthimi tyre, është veçse një ëndërr-dëshirë,
Ma thot mendja, madje bindshëm e pa lot

Se ajo kurrë më s’ka për t’u realizuar
As me t’keq… dhe as me të mirë…
Se, këtij vendi të lashtë, ka për t’i dalur zot
Zogu i Arbrit, në gjallim të lirë,
Sot e për mot..!
© Kasam Shaqirvela