Odat Dibrane-Masllan Meçi

Odat Dibrane
Odat dibrane, gur i rëndë,
ku lindi besa brez pas brezi.
Aty jehonte kënga e vendit,
aty burri matej me nder e mend.
 
 
Oxhaku ndizte flakë të bardhë,
miku pritej me bukë e kripë.
Pleqtë flisnin fjalë të urta,
si margaritarë që s’i shuan koha.

 

Në çdo odë rritej trimëria,
aty mësohej fjala e burrit.
Nuk shitej nderi për asnjë pasuri,
se besa vlente më shumë se floriri.
 
O Dibër, tokë e krenarisë,
me oda që mbajnë historinë gjallë.
Sa të këndohet gjuha shqipe,
do të lartësohen odat dibrane përherë.