Fqinjësi e përbashkët-Gjeorgjina Kapaj

Fqinjësi e përbashkët
 
A i kujtoni fqinjët që jetuam aso kohe?
A mund të gjejmë më fqinjë të tillë?
Ishim si motra e vëllezër ulur mes sofre
Si një familje e madhe që kishim dashurinë.

 

A i mbani mend dyert e hapura pa Çelës
Fqinja e shtynte derën vetë me një pjatë gjellë

 

Në duar mbante fruta a ëmbëlsirë të freskët
E pinim kafenë e shijshme sëbashku në shkallë.

 

Fqinjët i dinin gjithë sekretet e tua
Ato të mbanin e të rrisinin dhe fëmijë

 

Në fytyra ndrinte buzëqeshja e ëmbëltuar
Dasmat na bashkonin me këngën gjer në agim.

 

Më kujtohet sot nëna çame Sanije
Më ushqente fëmijët sikur ishin të saj

 

Me atë dashuri u rritën nëpër vite
Me mirënjohjen e zemrës sa një mal

 

A gjen sot në pallate e rrugë fqinjë të tillë?
Frigoriferi televizorët i kishim bashkë
 
Një ëmbëlsirë që do gatuhej në një shtëpi
Do shpërndahej me bujari nga kati në kat.
 
Gjeorgjina Kapaj
Athinë korrik 2026