Pesha    e  ndërgjegjes-Panajot   Zoto

                                     

                              Fragment   nga romani  “Inspektori K”

                                                                             Panajot   Zoto

      Gjyqi i grupit të vjedhësve të gëlqeres u zhvillua gati në fshehtësi, edhe se interesi i qytetarëve, veçanërisht i punëtorëve të fabrikës së gëlqeres dhe mbarë kombinatit, ishte i madh. Flamurin e mundonte përballja me njerëzit, që  çdo ditë e pyesnin  për Gjenovefën dhe e ngushëllonin duke i thënë: “S’ke ç’i bën ,do ta kalosh këtë mënxyrë”. Në ditët  kur  zhvillohej gjyqi  ai shkonte dhe qëndronte në hyrje të gjykatës, i heshtur si  të ishte  zënë në faj, në pritje  të përfundimit të seancës… Brenda asaj salle, ku e vërteta shpesh mbulohet prej mashtrimit dhe fjalët që thuhen fshehin mendimin  e vërtetë , të dyshuarit ishin bërë bashkë për të lyer me njollën e zezë të fajsisë, Gjenovefën, e cila  veçse kundërshtonte, duke  mos pranuar fajsinë. Loja tashmë  ishte në mbyllje dhe, ata, vjedhësit e vërtetë, si i mbyturi, kërkonin ta tërhiqnin edhe atë, magazinjeren e pafajshme, drejt fundit të detit…                          

   Ai qëndronte aty pas dere  kur ajo,njeriu më i  shtrenjtë i jetës, i kaloi pranë duke i hedhur një vështrim vajtues. Ishte me pranga  në duar. Nuk e lanë ta takonte të shoqin, as të këmbente dy llafe  me të. Ishte gjetur fajtore dhe  dënuar me tre vite burg. E futën brenda kamioçinës së degës dhe e larguan prej vështrimit të tij. “Kaq shpejt dhe kaq thjesht”-pyeti  hidhshëm  zemrën e vrarë,teksa  largohej nga ajo godinë  e vrazhdtë  me një ecje  të ngadaltë. Ku të shkonte?  Edhe ai nuk  e dinte ku: Në shtëpinë bosh, ku askush nuk e priste?  Si do të mund të rrinte i kyçur brenda ftohtësirës që krijonte boshllëku i mungesës së njeriut që e donte aq shumë dhe i zërave gazmorë të fëmijëve? I dhimbte shpirti. Ecte rrugëve pa  dije se ku do të shkonte….

  Një javë  më pas , Flamur Myftarin, drejtoin e Parafabrikateve të Bujqësisë, e thirrën në Komitetin e Partisë të rrethit. E kishte kërkuar vet  sekretari i  parë, shoku  Zyliftar. Dezhurni i tha të priste sa ta njoftonte sekretarja, pasi shoku zyliftar kishte një takim me  grupin e sekretarëve. Nuk priti shumë. E thirrën dhe Flamuri u ngjit në katin e tretë të godinës, ku ishte zyra e sekretarit të parë. E dinte, më  sakt e merrte me mend, arsyen pse e kishin thirrur, Trokiti dhe u fut në  zyrë. Përshëndeti me një  lëvizje  të lehtë të kokës dhe  pëshpëriti një “mirmëngjes” , që zor ta kishte dëgjuar shoku Zyliftar.

   -Ulu,  tha i madhi i Partisë,por  Flamuri qëndronte stoik në këmbë. “Të më thotë çka për të më thënë dhe të largohem”- i thoshte vetes. U dëgjua  sërish një “Ulu” dhe Flamuri, instiktivisht lëvizi një karrige dhe u ul përball sekretarit të parë. Priste kritikat dhe  zëmëratën e partisë të derdhej mbi të. Disa minuta heshtje. Askush nuk fliste. Flamuri priste kokëulur  të  binin mbi të rrufetë  e shokut Zyliftar, që  ngjante  me  një copë qiell  ngarkuar me re të zeza.

-Nuk ke gjë për të thënë!?- e thjeu  heshtjen i pari  i partisë.

-Më thirrët dhe pres t’ju dëgjoj- ishte përgjigja e njeriut prball tij.

– Po, ke të drejtë. Nuk ke çfar të thuash pas asaj që ndodhi. Ajo që desha të dëgjoj  është pendesa. Pendesa për çka nuk ke mundur dhe arritur të bësh. Dhe  kjo lidhet  me  përgjegjësinë dhe  përgjegjshmërinë e munguar. Si mund të ndodhë që  bashkëshortja , njeriu kaq  pranë teje të futet në llumin e së keqes dhe ti… njeriu i ri  i partisë  të mos kesh kuptuar gjë?! Apooo… e ke ditur dhe je pajtuar  me vesin e saj për interesa fitimi në dëm të pronës së përbashkët?… Partia të ka besuar dhe të morri në gjirin e saj. Të besoi një detyrë të rëndësishme dhe ti ke pasur admirimin e  drejtuesve të partisë dhe të pushtetit në rreth. Ishe  rrethuar nga dashamirësia dhe respekti shoqëror i punëtorëve. Ishe duke u ngjitur lart dhe ja… sot e shikon veten në rënie.Madje…

  -Mjaft të lutem!-thiri Flamuri dhe u ngrit në këmbë gati për të dalë  nga zyra.

-Prit, mos më ndërpre! E  di që është e rëndë për ty suportimi i një përgjegjësie si kjo,po ulu dhe më dëgjo,-tha prerë  shoku Zyliftar

  – Nuk desha t’ju fyej shoku  sekretar… E kuptoj pozitën  time të vështirë ,prandaj…

– Do përballesh me organizatën e partisë!-Tha prerë sekretari i parë.Do të mblidhet së shpejti për të diskutuar dhe vendosur. Duhet   ta kuptosh dhe vetë se  në rrethana të tilla nuk mund ta kesh besimin e nomenklaturës për të qënë në atë post drejtues. Besoj jemi të qartë, apo jo?- e mbylli  me këtë paralajmëim  ligjeatën shoku Zyliftar dhe u ngrit nga karrigia për t’i dhënë flamurit të  kuptonte se takimi kishte mbaruar. U ngrit dhe ai… doli në korridor dhe zbriti shkallët  duke u përpjekur të kuptonte  mesazhin që përcillte porosia e sekretarit të parë në dalje nga zyra “ Nënshtroju gjykimit të masës,por nuk duhet ta shikosh të errët të arthmen”. Poshtë, në  hollin e katit të parë, u përball me vështrimin kureshtar të njerëzve që prisnin radhën për takim me  të parin e partisë. Doli në rrugë dhe u fut në klubin përball  ndërtesës së komitetit të partisë. Donte të haronte gjithçka kishte ndodhur.                   

  Doli nga klubi kur dielli ishte fshehur tej kodrës së ullishteve. U  çapit në rrugët ende të laguara nga shiu që kishte rënë me rrëmbim pak orë më parë. Alkoli e kishte bërë punën e vet në organizmin e tij të pamësuar me pije. Eci  kështu, i çekulibruar, me kokën e rënduar dhe me vështrim të trubullt, deri sa mbriti te blloku i banesave në “lagjen e kinezëve”, ku e humbi vetëdijen dhe këmbët  nuk e mbajtën. U rrëzua përdhe  vetëm pak metra larg pallatit ku ndodhej apartamenti i tij….

  Një ditë më pas në të gjithë qytetin u hap lajmi  tronditës: Inxhinjer  Flamur  Myftari   kishte vdekur në një aksident me motor.