Një roman që e kërkonte koha-Nga Panajot Boli

Një veshtrim të shpejtë për romanin e ri të Pajtim Çaushiot ‘’Shitësit e reve’’-

Nga Panajot    Boli

Romani i ri i shkrimtarit tashmë të mirënjohur Pajtim Çaushi,’Shitësit e reve’ vjen në kohën dhe vendin e duhur. Është si një flamingo në duart e protestueve ku kryefjala është lufta ndaj korupsionit,një vesë tashmë institucional që mbyt shoqerinë shqiptare. Romani është një zë    i fuqishëm , i bashkuar me endrrat e rinisë shqiptre për një shoqeri bazuar në virtytet    me të mira njerezore, zhveshur nga veset e korupsioni, të cilat janë krimba që e brejnë shoqerinë e sotme.Romani është në duart    e protestuesve    me fuqinë    e ironisë, me sarkazmën therrëse, deri në grotesk,të imoralitetit politik, të korupsionit galopant që ndodh në vendin tonë, ose në çdo komunitet që shfaqen fenomene të tilla regresive që molepsin të bukurën, paqen, të ardhmen.Dhe kur një libër behet armë në duart e njerezve për të akuzuar korupsionin që i ka rrenjet të ryshfeti, injoranca, imoraliteti, lakmia, kurthet e intrigat,tradhëtia, servilizmi,kjo është vlera e vertetë e tij. dhe këtë e ka arritur aq denjësisht autori.Kish shumë kohë të shikonim në këtë zhanër, një roman të tillë pas romanit të të madhit Dritëro Agolli ‘Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”. dhe vjen të na bëfasoj Pajtim Çaushi me ”Shkelqimi i shokut Lumo Vula” me një dallim nga ai i Dritëroit    se ky personazh nuk ka renie. Ndaj protesta vazhdon e vazhdon duke mbajtur në duar këtë roman. Me bindje të plotë mund të them se kjo vepër tashmë po zë vendin e nderuar në letërsinë shqiptare, në krah të romanit të Dritëro Agollit.. Protagonisti kryesor ,ose  boshti i këtij    romani është Lumo Vula, rreth të cilit  vertiten ngjarjet të cilat i takojnë dy periudhave, atë komuniste dhe post komuniste.Lexuesi ndjek ecurinë e ngjitjes në karierë e injorancës mes lehjes, duke shitur re në pantallona, me ryshfet, servilizëm, intriga, kurthe , imoralitet. Dhe kjo ndodh në të dy periudha. Personazhi    Lumo Vula është tipizuar    dhe qendisur aq bukur , mes ironisë tallese, sarkazmes, groteskut duke na dhenë modelin e kësaj injorance që ngjitet në shkallët e karrirës.Autori me shumë finesë ironie , përshkruan bëmat e ketij njeriu , i zenë në grep    nga sigurimi i atehershëm me një tip të tillë intrigant, imoral, i dhununshme që nuk i kthehet fjala partisë, me’byzylyket’ kërcenuese në brez, Koci Stillo,i shtohet lakmia, pranon imoralitetin, i shtohet babëzia dhe etja për karierë.Autori ka depërtuar në të gjitha skutat e qenies, e unit , e vetedijës së personazhit.. Gjë që i jep mundësinë të zbuloj karakterine plotë, ta jap në të gjitha planet, imtime, shoqerore, zyrtare,. Dhe risia që sjell autori , është që përveç

ngjarjeve , situatave , të flas edhe Uni, edhe qenia, edhe vetedija. Kjo menyrë nderthurje    i ka dhenë një strukturë të veçantë rrefimi dhe stilit të autorit që e bën librin interesant dhe me një subjekt jo klasik.Autori ka një ironi të hollë, të butë, të fshehur që në dukje duket si lavderuese, që na bën duke lexuar të buzëqeshin, por na sëmbon në shpirt    se ndjen dhimbje për katandinë e Lumos dhe gjithë ata që kanë veset e Lumos. Ka pastaj momente që autori nuk përmbahet    dhe fshikullon    me një sarkazëm therrese. Veçantia e autorit se njeh shumë mirë humorin popullor çam dhe na bëfason me ato pasuri të jashtëzakonshme që ka. Si një parodi e një komedie vijnë të rimuar si rapsodi humoristike, reagimet e Unit, dhe e vetedije.Dhe merita e tij t’i harmonizoj dhe t’i lidh kaq bukur duke krijuar situata të kendshme humori    të cilat pas i lenë vendin e groteskut. Për ta bërë sa më të besueshme këtë realitet, pa i dhenë lexuesit idenë se i iperbolizon faktet dhe ngajrjet ,    në rolin e vezhguesit , plotësues të tij, ka venë gazetarin Ilo Hupin, me humorin    e tij të kripur, i jep aprovim    për ato që thotë autori. Pra personazhi i gazetarit    Ilo Hupit është plotësues i rrefimeve të vetë autorit dhe kjo i rrit shumë vlerat librit.Shumë kritikë do të ndalen e do të flasim shumë për ketë ‘Zylo’ të dy epokave që krijoi dhe gdhendi aq mjeshtërisht Pajtim Çaushi.Galeria e personazheve që krijoi autri është i larmishëm dhe janë interesante, sipas karakterit të sejcilit.Dhe diti t’i përshkruaj në thellësi, te Qenia e tyre, të vetedija, te Uni. Mund të them se ai është një thumbues gjakftohtë, i butë, por i hidhur.Është si ironia metaforike golemase, gjë që e ka edhe Çameria. Për mua pika më kulminante në roman është skema    ku ‘shkelqimi’ i Lumos arrin kulmin, të ora e lirë sipas Mdelit të ri 223. Renia nga fiku, është bataku ku bie arsimi i sotëm, me mesues karagjoz.Sarkazmën nuk ia kursen , dhe kjo ia rrit shumë vlerat    në realizimin e portretit të tij, ‘njohja ‘’ e katërt gjuhëve. Detaj mjaft origjinal. Më kujtohet atë që më thoshte një kolegu im, se edhe në atë periudhë, formalizma të tilla ndodhnin që zbehnin mesimdhenien. Ishte inisiativa ta bëjmë mesimin sa me konkret , me mjete edhe forma . U kritikua një mesues historie. Duhet të bëhej sa më konkret mesimi. Dhe ai kur filloi të shpjegoj revolucionin francez, i ulur në karrike, fillo të imitojë renjen e këmbave në Bastijë. Duke ngritur  e ulur karrigen për të krijuar këmbanat e Bastijës , ra me këmbët përpjetë. Gjithë klasa në ilaritet.

 Mes morisë se përsonazheve mjaft i realizuar i tipit të servilit, mesuesi i bilogjisë Lolo Molla. Rrallë del në skenë por lexuesit i ngelet në mendje.Bukur janë realizuar edhe Fane Lapa , inspektori,Lika Kroi    dhe drejtori. Përvoja e tij si mesues, diti t’i potretizoj kaq mirë, se ka njohur shumë tipa të tillë në karrierën e tij.Mjaft e realizuar Salushja, me zakonet çame

Kalimi i periudhave nga ajo komuniste në postkomuniste, autori zbulon dhe thumbon me sarkazëm, lehësit dhe injorancën , që gjetën terren edhe në demokraci, të ‘përparojnë’ Partia e re nuk ka ndrshim me atë të vjetrën, janë ata pinjollë    që ndërruan gravatat dhe fjalën e ka të qartë autori për cilët flitet., ish -sigurimsi Koci Stillo, në Ministri, ishmagazinieri, drejtor arsimi. korupsioni në shkolat e larta me profesor Shaqon, e tjerë    e tjerë

Gjithëkush e ka    zili autorin për atë pasuri të madhe frazelogjizmash, leksikun krahinor, pasurinë folklorike, njohës i thellë i humorit popullor. Shumë gjuhëtarë dhe studiues të folmes dhe të foklorit çam, do të kënë këtë dhuratë të madhe    nga autori.Me të vertet është një punë kolosale qëmtimi dhe njohje të këasaj pasurie që e gjejmë të libti i Pajtimit.

Libri i Pajtim Çaushit ‘Shitësi i Reve’    ishte i munguar kaq kohë për letërsi shqiptare. Ai është fare mirë një komedi mjaft e goditur artistikisht që me pak mundim një regjizor mund ta ngjis në skenë. Është një roman dinjitoz , mjaft i arrirë në zhanrin e tij, dhe mund të qendroj pa ndrojtje krahaw romanit të Dritëro Agollit. Nese mund të shtoja diçka , do të thoshja, se po të ‘’krehej’’ pak, do    tëi jepte një shkelqim    me llamburitës