


ASTRIT Mamaj !MIQËSI që mban aromēn e skenës, dhe tē një shoqërie të ndërtuar në katër dekada
-Aktorët e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës i njoh jo vetëm si kolegë, por si artistë me të cilët kam ndarë jetën në skenë.
Teksa po sistemoja materialet për librin tim “Memorja e Teatrit”, më ra në dorë libri “Teatri shqiptar në Maqedoni – Ethet e Festivalit”. Në një faqe të palosur gjeta të nënvizuara fjalët e kritikut të njohur të teatrit analistit ,Kosovar Prof. Dr. Nebi Islami, kushtuar komedisë “Ah, veshkat e mia” të Babis Cikliropulos,ku thote :”Astriti ,Iliriani dhe Vaso përbējnë një treshe të harmonizuar artistikisht ku secili plotson tjetrin.Interprrtimi i tyre është i natyrshëm luçid i mbështetur te fjala e bukur,lëvizja skenike dhe te mesazhi qē përcjellin.Ata krijojnē një tërēsi të rrallë artistike,njē hallkē të fort në zinxhirin e spektaklit” .
këto mendime të profesorit tē shkruara nē libër dhe të nënvizuara më bënë që të shkëputesha një ças nga puna dhe të rikthehesha pas në kohë, drejt kujtimeve të panumërta me mikun dhe kolegun tim të dashur, Astrit Mamaj – Titin.
Dyzet vjet krah për krah në skenë nuk janë pak. Në atë kohë kishte prova pa fund, netë premiere, turne të gjata, duartrokitje, lodhje, emocione dhe miqësi që vetëm teatri di t’i krijojë. Në profesionin tonë kalojmë më shumë kohë me kolegët sesa me familjen dhe pikërisht kështu u ndërtua edhe miqësia ime me kolegët dhe Titin.
Astriti është një aktor me talent dhe një njeri i drejtë. Ai është aktiv në diskutimet profesionale, kërkues ndaj vetes dhe i palëkundur kur përballet me padrejtësinë. Ndoshta kjo është arsyeja pse publiku beson në lojēn e tij dhe kolegët e respektojnë.
Së bashku kemi përjetuar eksperienca që mbeten të pashlyera në kujtesë: bashkëpunimet me Institutin Italian të Kulturës, me teatrin “Buon Street” të Nju Jorkut, me teatrin “Cvieta” të Bullgarisë, me “Theatri stabile delle Marche” të Anconës, si edhe turnetë në Maqedoni, Kosovë e Itali.
Nuk harroj udhëtimet tona të bukura Vlorë-Dibër e anasjelltas Pushimi te çezma me katër gryka, ku Vasua mbushte shishet me ujë për t’i sjellë në Vlorë, apo rrugëtimet nëpër Italinë e Jugut e të Veriut. Kur ndalonim shpesh,në çdo km gjatë kthimit nga Leçe për në Bari e Vaso na qortonte me humor: “Pse pini birrë kur nuk jua mban? Ju piftë shkotat, se mbetëm rrugëve!” Dhe ne shpërthenim në të qeshura. Këto janë kujtime që nuk zbehen kurrë.
Një episod nuk më hiqet nga mendja. Në hollin e teatrit “Kismet” në Gioia del Colle, fotografitë promovuese nuk paraqisnin protagonistët e shfaqjes tonë , por të aktorëve të tjerë. Ishte një padrejtësi që na preku të gjithëve. Titi reagoi menjëherë, me sinqeritetin dhe karakterin që e dallon. Edhe pse fotografitë nuk ndryshuan, mesazhi shkoi aty ku duhej. Kjo është natyra e tij: nuk hesht përballë së padrejtës.
Astriti nuk është vetëm një aktor i mirë i skenës dhe filmit. Ai është edhe një regjisor me vizion, që ka realizuar me sukses disa shfaqje në bashkëpunim me Arben Tartarin, të vlerësuara në festivale kombëtare në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.
Një nga kujtimet më të bukura mbetet projekti me Institutin Italian të Kulturës, ku u vunë në skenë dy komeditë e Luigi Pirandelos, “Cece” dhe “Morsa”. Shfaqja “Cece”, me regji të Astrit Mamajt, u përzgjodh për turne në Itali. Në teatrot “Kismet” të Gioia del Colle dhe “Corea” të Leçes publiku na priti me shumë dashuri. Vlerësimet ishin të jashtëzakonshme, ndërsa nipi i Luigi Pirandelos përgëzoi interpretimin e aktorëve karakteret e ndertuar prej tyre
dhe konceptin regjisorial të Astritit.Dhe kjo vertet na ngazëlleu si grup.
Përvoja ime me Titin si partner në shumë spektakle teatrore ,”Sos në Hotel”.”Shpirti i ujkut”,”Korrupsion në pallatin e drejtelësisë”,”Krushqit nga Vlora” ,”Ah veshkat e mia” e shumë të tjera , më ka bindur për një gjë: me të është kënaqësi të punosh. Ai mbetet një shtyllë e rëndësishme e Teatrit “Petro Marko”,ku është vlerësuar nē festivale të ndryshme ,është një artist që harmonizohet natyrshëm me brezin e ri që sot po shkëlqejnë në teatër dhe Titi vazhdon të mbajë peshën e roleve kryesore me të njëjtin pasion e përkushtim.
Në fund, dua ta mbyll këtë shkrim për Titin me fjalët e Mjeshtrit të Madh Reshat Arbana që ështē shprehur :
“Duke parë shfaqjen e Teatrit të Vlorës dhe aktorët e tij të mrekullueshëm, them se teatri nuk ka vdekur. Teatri jeton, do të jetojë dhe do të ecë shumë më përpara.”
Besoj se këto fjalë i shkojnë për shtat edhe Astritit . Ai është një nga ata artistë që nuk kanë interpretuar thjesht role; ata kanë lënë gjurmë në historinë e teatrit Petro Marko dhe në kujtesën e publikut. Për mua, mbi të gjitha, ai mbetet miku i mirë me të cilin pata fatin të ndaj katër dekada jetë artistike.